Rebelimi i demokratëve të Lezhës pas një pritje të gjatë dhe për asgjë

Nga Alban Daci Reagimet e demokratëve të Lezhës do të jenë vetëm fillimi i një luftë të brendshme që ka shumë gjasa të jetë shumë më e ashpër në vazhdim. Ky është sinjali i parë i rebelimit politik ndaj atij që e kishin konsideruar lider të pazëvendësueshëm dhe historik! Demokratët e Lezhës duke dhënë sinjalet […]

Shtator 21, 2024 - 20:35
 0
Rebelimi i demokratëve të Lezhës pas një pritje të gjatë dhe për asgjë
Reklamë
Reklamë

Nga Alban Daci

Reagimet e demokratëve të Lezhës do të jenë vetëm fillimi i një luftë të brendshme që ka shumë gjasa të jetë shumë më e ashpër në vazhdim. Ky është sinjali i parë i rebelimit politik ndaj atij që e kishin konsideruar lider të pazëvendësueshëm dhe historik!

Demokratët e Lezhës duke dhënë sinjalet e para të nevojës e dëshirës për demokraci e ndryshim reaguan kështu, sepse realiteti i tyre është aq shumë i zymtë dhe i padrejtë sa nuk mund të durojnë më.

Reklamë
Reklamë

Pse reaguan kështu demokratët e Lezhës?

– Sepse, shumë prej tyre janë përdorur e keqpërdorur vetëm si argatë për 30 vjet pa marr në këmbim asgjë e kur them asgjë e kam edhe në kuptimin human e njerëzor

– Demokratët e Lezhës e kanë paguar nga dërgimet e katapultimet e Tiranës. Mbaj mend demokratët e Lezhës në 2017 që ndjeheshin të braktisur e shumica prej tyre nuk kishin mundësi të blenin një shishe uji në vapën e fushatës e përballë kishin formacione politike që konsumonin Redbull dhe hanin e pinin gjithë kohës

– Qarku i Lezhës është më i vështiri politikisht e nuk ka nevojë të përsërisim arsyet. Lezha s’ka nevojë për drejtues shkrimtar apo “intelektual”, por ka nevojë për dikë që ka lidhje të fortë me territorin, demokratët dhe lezhjanët dhe që ka të salduara fort idealet demokratike

– Pas Fran Frokrut, demokrati më i fortë i viteve të fundit në Qarkun e Lezhës, për fat të keq nuk ka një figurë të tjerë me impakt e strategji elektorale të ngjashme me të ose më të mira se ai.
Demokratët e Lezhës, ata që kanë mbetur të tillë, kanë paguar një kosto të madhe profesionale, politike dhe njerëzore, se të tjerët kanë bërë zgjedhje pragmatike duke i konvertuar në socialistë për hirë të pushtetit ose të detyruar nga pushteti.

Shumë kanë aluduar ose kanë bërë propagandë se demokratët u bashkuan. Në fakt, përtej të diktatit e interesave të Tiranës, realiteti është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk janë bashkuar, por konflikti ka shumë gjasa të përkeqësohet në vazhdim para fushatës, gjatë fushës dhe do të arrijë kulmin pas zgjedhjeve. Publikimi i listave përfundimtare do jetë momenti i pakënaqësive të hapura dhe të konflikteve pa kompromis që do të jap goditje politike në rezultatin elektoral dhe ky i fundit kur t’i humbin zgjedhjet do të ketë impakt të rëndë e të parekuperueshëm, sepse demokratët e vërtetë në pritje prej 30 vitesh, një pjesë e tyre me moshë mbi 50 vjeç do të kuptojnë se ka humbur çdo gjë dhe koha nuk u jep mundësi për të rikuperuar më asgjë.

Pra pyetja që do të bëjnë ç’të s’do të marrin përgjigje është: A vlejti kjo pritje e gjatë për asgjë?! Propaganda, demagogjia e gënjeshtrat kanë efekt për një kohë të shkurtër, por kur ajo kalon dhe e kuptojnë se nuk rikuperohet më bëhet e pandershme. Pas zgjedhjeve do të ketë justifikime të reja, por ata të Tiranës kohën e humbur e të mbushur me gënjeshtra nuk mund t’ua të rekuperojnë as demokratëve të Lezhës e asnjë demokrati pavarësisht se ku ndodhet!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.