Respekt jetës e vdekjes, ose të dashurosh edhe urrejtjen!

Ornela Çuçi Të vdekurit marrin më shumë lule se të gjallët, sepse keqardhja është më e fortë se mirënjohja. Mbase mund ta ketë thënë Anne Frank…. Disa vjet më parë, kur me profesor Civicin I kishim zyrat në dy skajet e katit të dytë të UET, sa herë takoheshim mes korridoreve na ish bërë shprehi […]

Shtator 22, 2024 - 11:40
 0
Respekt jetës e vdekjes, ose të dashurosh edhe urrejtjen!
Reklamë
Reklamë

Ornela Çuçi

Të vdekurit marrin më shumë lule se të gjallët, sepse keqardhja është më e fortë se mirënjohja.
Mbase mund ta ketë thënë Anne Frank….

Disa vjet më parë, kur me profesor Civicin I kishim zyrat në dy skajet e katit të dytë të UET, sa herë takoheshim mes korridoreve na ish bërë shprehi që pyetjes “Si je?”, t’i gjegjeshim njëri “kaq mirëëë” e tjetri “aq mirëëë”. E dita ikte pa kuptuar mes studentëve apo aktiviteteve aq mirë vërtet.

Reklamë
Reklamë

Ka kohë që askush nuk mi gjegjet pyetjes “Si je?” me Po këtë pozitivitet.

Kur të pyesin “si je?”, mos u përgjigj thjesht “mirë”. Thuaj që je falënderues për gjithçka që ke. Sepse realisht ke arsye të ndihesh kështu. Ne jetojmë brenda një mrekullie të përditshme, por shpesh nuk e kuptojmë.

Në një univers ku asgjë nuk është e garantuar, aq më pak jeta, ne zgjohemi çdo mëngjes, shikojmë të dashurit tanë, i dëgjojmë ata e gjithashtu edhe mes vrap it apo rutinés jetojme brenda sekondave që përbëjnë ditët tona.
Albert Camus besonte që “vetëm ata që kuptojnë absurditetin e jetës janë të lirë”. Mbase kush e di, është pikërisht ky absurditet që e bën gjithçka kaq të vlefshme. Çdo frymëmarrje është një dëshmi që je ende këtu, dhe kjo është më shumë se sa disa njerëz mund të thonë për sot për të dashurit e tyre.

Filozofët grekë të lashtë deshmuan herët se mrekullitë nuk janë ngjarje të rralla e magjike, por përvoja të përditshme që ndodhin në qetësinë e momenteve të vogla. Sokratikët filozofoninq që “njeriu i mençur nuk kërkon lumturinë nga jashtë; ai e krijon nga brenda.” Kur buzëqesh, kur prek dorën e dikujt tjetër, kur dëgjon fëmijët të qeshin ose kur ndjen erën e shiut që po bie për herë të parë pas një kohe të gjatë, je dëshmitar i diçkaje që s’duhet të kalojë pa u vërejtur.

Ka disa ditë si kjo psh, në mes të gjithë teatros luajtur me e pa dashje edhe në ditët më të zeza për bashkënjeriun e dashur e të reapektuar që mundohem të definoj moralin. A ka moral edhe në dhimbje?

Morali për mua është i thjeshtë: gjithçka që kërkoj për lumturinë është tashmë brenda meje, në çdo frymëmarrje, në çdo dritë të mëngjesit, në çdo hap që hedh. Për çdo gjë që kalon pa u vënë re, duhet të kujtohem që këto janë dhuratat më të mëdha të jetës. Dhe për sa kohë që kam aftësinë të dua, të jetoj, të shijoj çastet e përditshme, kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Dhe bekimin të kem mirë njerëzit e mi më të dashur.

Dhe, të respektoj ! Ta respektoj jetën njësoj si vdekjen!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.