Ëndrra që solli mrekullinë: Fëmija vjen në jetë në të njëjtën ditë me vëllanë, por në orën e tij të vdekjes

Një fëmijë i vdekur në barkun e nënës në ditën kur ishte caktuar për të lindur. Një djalë që humbi jetën tragjikisht në aksident në moshën 19-vjeçare. Përpjekje të pafundme e stërmunduese për të pasur një fëmijë që gjithnjë ua kthenin shpresat në hi. Jeta e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga dhimbje kaq të […]

Shtator 22, 2024 - 18:35
 0
Ëndrra që solli mrekullinë: Fëmija vjen në jetë në të njëjtën ditë me vëllanë, por në orën e tij të vdekjes
Reklamë
Reklamë

Një fëmijë i vdekur në barkun e nënës në ditën kur ishte caktuar për të lindur. Një djalë që humbi jetën tragjikisht në aksident në moshën 19-vjeçare. Përpjekje të pafundme e stërmunduese për të pasur një fëmijë që gjithnjë ua kthenin shpresat në hi.

Jeta e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga dhimbje kaq të thella sa lutja e vetme ishte të bashkoheshin në botën tjetër me fëmijët e tyre. Historia që çifti ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duket si një film i jashtëzakonshëm, por gjithçka ka qenë një realitet i hidhur.

Pas humbjes së Arifit në moshën 19-vjeçare, të afërmit u thoshin të mos i humbnin shpresat se një ditë do të bëheshin sërish me fëmijë. Rolandi tregon se nipi i tij i vetëm nisi të këmbëngulte që të shkonin në Tiranë dhe të bënin një vizitë. Fillimisht çifti nuk donte, por një ëndërr e mbushur me dritë hyjnore, ndezi një thëngjill shprese.

Reklamë
Reklamë

Roland: Kam një kushërirë, vajzë tezeje që jeton në Gjermani. Ajo faktikisht na rrinte afër me telefonata. “Kam parë një ëndërr”, tha. “E pashë dritën që po vinte prej qiellit, një dritë e rrumbullakët që u bë tub, erdhi te këmbët e mia, la një beb dhe unë prapë e pashë dritën që u kthye”. Bënte be për kokë të fëmijëve, “Land, nuk dua të të jap kurajë, por e kam parë. U kthye drita dhe bebin ma la te këmbët. E mora bebin, e pashë dhe i lutesha Zotit që të ishte i Suadës”. Ne s’ishim gati kurrkund për beb, por kjo sikur…

Rolandi dhe Suada bënë siç u tha nipi, shkuan në Tiranë dhe takuan një mjek që s’e njihnin, dr. Elton Peçin. Në 21 vite, ata s’kishin ndier kurrë shpresë e mirëkuptim si në atë moment. Pasi u shpjegoi gjendjen e Suadës dhe mjekimin që duhet të ndiqnin, një ditë erdhi lajmi që ndryshoi gjithçka.

Roland: Erdhi shtatzënia më në fund! Dielli sikur filloi të na nxehte prapë. Tani nuk ishin më lutjet o Zot na merr e na ço atje, por o Zot të kujdesemi për të. Pastaj i them Suadës ti s’ke për të bërë asnjë punë, as të çohesh, unë do t’i laj teshat, unë do t’i laj enët, unë do të bëj për të ngrënë, unë do t’i bëj të tëra, ti veç ri rehat. Deshi i madhi Zot që data e bebit të ishte e njëjta datë me të Arifit që ka lindur. 29 me 29. Kur vinte data 29 ne mendonim që Arifi do të rritej edhe një muaj më shumë. Kur vinte 29 nëntori, kishte për t’u rritur edhe një vit më shumë. S’kishte më keq për ne. Blemë tortën se ka ardhur Aroni më 29, u bë një muaj, u bënë dy muaj, u bënë tre muaj. Më e bukura është që Arifi ka ndërruar jetë në orën 10:10, kurse Aroni ka lindur në 10:10.

/.ar

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.