Koha “të lajmë hesapet”! Izraeli nuk përjashton pushtimin tokësor në Liban
Pas një fundjave me shkëmbime të rënda zjarri, ushtria izraelite ka nisur valën më të gjerë të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke goditur njëkohësisht Libanin Jugor, luginën e Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë, shkruan A2 CNN. Avionët e Tel Avivit ndërmorën bombardime intensive në qyteza e fshatra, duke goditur 150 […]
Pas një fundjave me shkëmbime të rënda zjarri, ushtria izraelite ka nisur valën më të gjerë të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke goditur njëkohësisht Libanin Jugor, luginën e Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë, shkruan A2 CNN.
Avionët e Tel Avivit ndërmorën bombardime intensive në qyteza e fshatra, duke goditur 150 objektivë, siç pretendojnë, e duke shkaktuar viktima e të plagosur. Izraeli u bëri thirrje civilëve të largohen nga zonat ku operon Hezbollahu, teksa paralajmëroi se së shpejti do të nisin sulmet e precizionit të lartë kundër grupet militant.
I pyetur nga gazetarët për një inkursion të mundshëm tokësor në Liban, zëdhënësi i forcave të mbrojtjes Daniel Hagari tha se do të bënin gjithçka të nevojshme për të mundësuar rikthimin e sigurt të qytetarëve të evakuuar nga veriu i vendit, në shtëpitë e tyre. “Së shpejti, IDF do të angazhohet në sulme të gjera dhe të precizionit të lartë kundër objektivave terroriste, të cilat janë ngulitur gjerësisht në të gjithë Libanin. Ne këshillojmë civilët në fshatrat libaneze të vendosura brenda dhe pranë ndërtesave në zonat e përdorura nga Hezbollahu për qëllime ushtarake, që menjëherë të largohen për sigurinë e tyre”.
Forcat e mbrojtjes pretendojnë se Hezbollahu, përgjatë viteve ka magazinuar armatime, përfshirë raketa kruz, në shtëpi dhe godina përgjatë Libanit jugor. Zëdhënësi ushtarak prezantoi gjatë konferencës për shtyp një video ajrore ku tregonte ato sipas tij ishin operativë të Hezbollahut që përpiqeshin të lëshonin raketa kruz nga një godinë banimi në Liban dhe sulmin izraelit që e parandalonte atë.
Kryeministri Benyamin Netanyahu, tha më herët se Izraeli i kishte shkaktuar Hezbollahut “goditje që të paimagjinueshme”. Ndërsa Hezbollahu i mbështetur nga Irani foli për një fazë tëre të konfliktit, ku kishte nisur beteja për llogaridhënien.
/a.r
What's Your Reaction?