Përballja Tirana-Partizani/ “Derbi me numrin më të ulët të tifozëve qëkur është ndërtuar ‘Air Albania’”, Olsi Rama e pranon: Do të shkojë edhe me keq…

Derbi e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore ishte një nga shëmbëlltyrat më të qarta të degradimit që po i ndodh futbollit shqiptar. Gazeta TemA në një shënim të saj ditën e djeshme raportoi se si rrallëherë derbi i së shtunës i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë emocion, asnjë grintë, asnjë dëshirë nga ekipet për të fituar, […]

Shtator 23, 2024 - 16:10
 0
Përballja Tirana-Partizani/ “Derbi me numrin më të ulët të tifozëve qëkur është ndërtuar ‘Air Albania’”, Olsi Rama e pranon: Do të shkojë edhe me keq…
Reklamë
Reklamë

Derbi e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore ishte një nga shëmbëlltyrat më të qarta të degradimit që po i ndodh futbollit shqiptar.

Gazeta TemA në një shënim të saj ditën e djeshme raportoi se si rrallëherë derbi i së shtunës i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë emocion, asnjë grintë, asnjë dëshirë nga ekipet për të fituar, zero duele në fushën e blertë nga lojtarët e dyja ekipeve, dhe më e rënda ishte se stadiumi “Air Albania” ishte gjysmë i boshatisur.

I ftuar në një emision sportive, drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit Olsi Rama, pranoi se derbi e javës së parë të këtij sezoni ishte larg pritshmërive.

Reklamë
Reklamë

Ai shtoi se i frikësohet duelit të radhës ku sipas tij pritet që të jetë një sfidë edhe më me pak tifozë në shkallët e stadiumit.

“Ky ka qenë derbi me numrin më të ulët të tifozëve qëkur është ndërtuar “Air Albania”.

Unë trëmben se derbi tjetër do të ketë më pak tifozë, sepse po shikojë një tendencë të largimit të tifozëve nga futbolli”, u shpreh Olsi Rama.

Vlen për tu theksuar se skema “Final Fourt” është një shkaqet më kryesore që futbolli shqiptar ndodhet në ditët më të errëta sa i përket pëlqyeshmërisë dhe ndjekshmërisë së ndeshjeve./Tema

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.