“Shkoni në djall!”/ Selena Gomez shpërthen ndaj ndjekësve: T’u thuash njerëzve kur ke nevojë për ndihmë, nuk është turp

Këngëtarja Selena Gomez adresoi për herë të parë komentet negative që mori pasi zbuloi se nuk mund të ketë fëmijë, për shkak të gjendjes së saj të komplikuar shëndetësore. Ndaj, aktorja dhe këngëtarja gjatë pjesëmarrjes së saj në një event të ‘Gratë në Film’ tha se kushdo që e sheh atë si viktimë për shkak […]

Shtator 23, 2024 - 16:20
 0
“Shkoni në djall!”/ Selena Gomez shpërthen ndaj ndjekësve: T’u thuash njerëzve kur ke nevojë për ndihmë, nuk është turp
Reklamë
Reklamë

Këngëtarja Selena Gomez adresoi për herë të parë komentet negative që mori pasi zbuloi se nuk mund të ketë fëmijë, për shkak të gjendjes së saj të komplikuar shëndetësore. Ndaj, aktorja dhe këngëtarja gjatë pjesëmarrjes së saj në një event të ‘Gratë në Film’ tha se kushdo që e sheh atë si viktimë për shkak të problemeve të saj mjekësore të “shkojë në djall”.

Ajo shtoi: T’u thuash njerëzve kur ke nevojë për ndihmë ose kur dëshiron ndihmë, kjo nuk është e turpshme.

Ajo gjeti gjithashtu momentin për të këshilluar motrën e saj, Gracie, dhe pjesën tjetër të të pranishmëve në ngjarje që “të mos lejojnë askënd t’ju thotë se nuk jeni një person i mirë”.

Reklamë
Reklamë

Në fillim të këtij muaji, ish-ylli i Disney Channel tha për Vanity Fair se ajo e konsideron birësimin ose surrogacinë si “mundësi të madhe” që ajo të bëhet nënë.

“Fatkeqësisht, kam shumë probleme mjekësore që mund të vënë në rrezik jetën time dhe jetën e foshnjës”, shpjegoi ajo.

Megjithatë ajo tha se arriti pranimin e gjendjes së saj mjekësore dhe është ndjerë e përmbushur si një grua pasi filloi lidhjen me producentin Benny Blanco.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.