Mund t’i mbijetojë edhe shfarosjes! ADN-ja njerëzore ruhet në ‘memorie kristali’

Gjenoma njerëzore ruhet në një memorie të vecantë prej kristali. Ka specifika të shumta kjo memorje e krijuar nga kërkuesit e Universitetit “South Hampton” në Mbretërinë ë Bashkuar, që mund të mbijetojë miliarda vite pa iu prekur asnjë e dhënë. Kristali i përdorur për të ruajtur të dhënat që do t’i mbijetonin një shfarosjeje masive hipotetike […]

Shtator 24, 2024 - 10:10
 0
Mund t’i mbijetojë edhe shfarosjes! ADN-ja njerëzore ruhet në ‘memorie kristali’
Reklamë
Reklamë

Gjenoma njerëzore ruhet në një memorie të vecantë prej kristali. Ka specifika të shumta kjo memorje e krijuar nga kërkuesit e Universitetit “South Hampton” në Mbretërinë ë Bashkuar, që mund të mbijetojë miliarda vite pa iu prekur asnjë e dhënë.

Kristali i përdorur për të ruajtur të dhënat që do t’i mbijetonin një shfarosjeje masive hipotetike dhe përbën trashëgimi humane në Tokë, është në gjendje t’i rezistojë temperaturave deri në 1000 gradë. Mund të durojë një forcë impakti direkt deri në 10 ton për cm2, gjithashtu nuk dëmtohet edhe po të ekspozohet ndaj radiacioneve kozmike, dhe mund të memorizojë deri në 360 terabyte të dhëna pa u degraduar.

Ne forme vizive në brendësi të saj përveç 4 elementëve universal hidrogjen, oksigjen, karbon dhe azot, janë 4 bazat e ADN-së dhe struktura e tyre molekulare, pozicionimi në një kromozom.

Reklamë
Reklamë

Edhe pse sot nuk është e mundur ende të krijohet një organizëm duke u nisur vetëm nga informacionet gjenetike, nuk përjashtohet që në të ardhmen biologjia sintetike mund të jetë në gjendje të arrijë qëllimin.

Kjo memorie ruhet në një kapsulë në ‘Arkviven ManKind’ që gjendet në një shpellë prej kripe në Austri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.