Si të Zgjidhni Mishin e Freskët – Rregullat që Duhet të Dini

Në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm, hapi kryesor është përzgjedhja e saktë dhe e kujdesshme e produkteve. Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër. Pjesa e duhur Pjesa e mishit është shumë e rëndësishme. […] The post Si të Zgjidhni Mishin e Freskët – Rregullat që Duhet të Dini appeared first on AgroWeb.

Shtator 24, 2024 - 11:25
 0
Si të Zgjidhni Mishin e Freskët – Rregullat që Duhet të Dini
Reklamë
Reklamë

Në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm, hapi kryesor është përzgjedhja e saktë dhe e kujdesshme e produkteve.

Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër.

Pjesa e duhur

Pjesa e mishit është shumë e rëndësishme. Pjesa më e mirë e mishit vjen nga zona e kurrizit të viçit. Kjo zonë është gjithmonë më e butë dhe më e plotë.

Reklamë
Reklamë

Zakonisht kjo pjesë gatuhet shumë lehtë dhe në zjarrë të fortë. Nderkohë që mihsi që vjen nga zonat e shpatullës apo gjymtyrëve kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur dhe mishi mbetet i fort.

Pamja

Gjatë kohës që jeni duke zgjedhur mishin, duhet të tregoni kujdes që mishi të jetë i butë dhe të mos jetë i thatë.

Kini kujdes që të mos ketë zona ku ngjyra të ndryshojë apo dhe që kocka e mishit të jetë e dëmtuar. Sipërfaqja e mishit nuk duhet të jetë e tharë, por dhe as shumë e njomë.

AgroWeb.org ju këshillon se këto shenja tregojnë që mishi nuk është i freskët, por përkundrazi ai është i ndenjur.

Ngjyra

Ngjyra natyrale e mishit duhet të jetë e kuqe e ndezur. Mishi që është i ndenjur nuk e ka më atë ngjyrën e freskët.

Zakonisht mënyrat e prerjes dhe të ruajtjes së mishit nëpër dyqane ndikojnë tek pigmentimi i mishit.

Frigoriferët ku mishi ruhet janë të hapur, pra temperatura e mishit nuk është asnjëherë në ekuilibër.

Duke qenë në kontakt me ajrin e ambjentit mishi fillon dhe humbet lëngjet e tij dhe merr një ngjyrë si të hirtë e deri në të kuqerrëmtë.

Aroma

Aroma e mishit të freskët është pak e thartë dhe e lehtë.

Nëse ju ndjeni që mishi ka një aromë të fortë dhe mbytëse, do të thotë që ai nuk është i freskët.

Fortësia

Mishi i freskët s’duhet të jetë as shumë i butë e as shumë i fortë. AgroWeb.org ju këshillon se ju mund ta testoni duke e shtypur.

Pasi ta keni shtypur mishi duhet të kthehet në formën e tij fillestare. Nëse nuk ndodh kështu ose është shumë i fortë për t’u shtypur, kjo do të thotë që ka shumë kohë në frigoriferin e dyqanit.

Nëse blini mish kërkojini shitësit apo kasapit që të mos e mbështjellë me lëtër.

Mishi sipas ekspertëve duhet të vendoset vetëm në material plastike në momentin që blihet./AgroWeb.org

The post Si të Zgjidhni Mishin e Freskët – Rregullat që Duhet të Dini appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.