“Njerëzit si Nikolla janë të rrallë”, flasin fqinjët e efektivit që humbi jetën në Shkodër
Nikoll Lekndreaj, efektivi 51-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ndërroi jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit të sotëm, 25
Nikoll Lekndreaj, efektivi 51-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ndërroi jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit të sotëm, 25 shtator.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen duke sqaruar se i ndjeri po kthehej nga fshati Bardhaj drejt Shkodrës, por fatkeqësisht ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte.
Si pasojë, ai përfundoi në kanal dhe u gjet disa orë më vonë i pajetë.
Fqinjët e Lekndreajt kanë folur për mediet dhe kanë treguar situatën e krijuar nga reshjet një natë më parë. Sipas tyre, mbushja e kanaleve me ujë është problem i pëhershëm pasi nuk pastrohen. Ndërsa 51-vjeçarin Lekndeaj e përshkruajnë si një njeri të mrrekullueshëm dhe të rrallë.
“Koha ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një stuhi e rrëmbyeshme shumë. Uji që ka kaluar në kanal ka qenë rreth 1 metër sipër asfaltit, mbi rrugë. Kanalet janë të papastruara. Njeri i mirë shumë, i respektueshëm.”
“Ka qenë për faqe të zezë. Problem nuk është i shiut, është i kanaleve. Niveli i ujit ka qenë 70 cm. Shumë djalë i mirë, janë të rrallë njerëzit si Nikolla.”
“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Uniformat blu po zbulojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?