Masakër në Itali, burri i merr jetën gruas dhe vajzës, qëllon në kokë nënën e më pas vret veten
Një masakër e vërtetë është regjistruar në dy banesa në qytezën e Nuoros, në Itali. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, e më pas ka plagosur dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një fqinj. Pas kësaj ai ka plagosur me armë edhe një fqinj, ka qëlluar në kokë nënën e tij […]
Një masakër e vërtetë është regjistruar në dy banesa në qytezën e Nuoros, në Itali. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, e më pas ka plagosur dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një fqinj. Pas kësaj ai ka plagosur me armë edhe një fqinj, ka qëlluar në kokë nënën e tij dhe në fund ka vrarë veten, raporton A2.
Bilanci është tre të vdekur dhe katër të plagosur, ndërsa policia italiane sqaron se burri ka kryer aktin e rëndë pas një debati me bashkëshorten, të cilën e vrau së bashku me vajzën.
Menjëherë më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij në rrugën Ichnusa, duke e qëlluar atë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Të plagosurit u transportuan të gjithë në spitalin San Francesco në Nuoro, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Karabinierët po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi, me dy rrugët ku ndodhi masakra që janë rrethuar nga efektivë të shumtë.
/a.r
What's Your Reaction?