Burrë e grua humbën jetën në Kuçovë pas aksidentit, arrestohet shoferi 50-vjeçar i makinës
Një çift të moshuarish humbën jetën mëngjesin e djeshëm, 24 shtator, ndërsa vajza e tyre mbeti e lënduar, pasi u përplasën nga një
Një çift të moshuarish humbën jetën mëngjesin e djeshëm, 24 shtator, ndërsa vajza e tyre mbeti e lënduar, pasi u përplasën nga një makinë në Kuçovë, teksa udhëtonin me mjetin e tyre bujqësor, frezë dore.
Policia ka vënë në pranga shoferin Artur Kërcuku, 50 vjeç, banues në Elbasan.
Aksidenti ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Rruga e drejtë e Kuçovës’, kur makina me drejtues Artur Kercukun u përplas me frezën që drejtonte Ahmet Kafazi, 81-vjeç, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij Selushe Kafazi 77-vjeçe dhe vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajzat e tyre ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
What's Your Reaction?