Vlorë – Aeroporti “ngre” në qiell çmimet, rritje e ndjeshme e kërkesës në tregun imobiliar

Aeroporti i Vlorës ndonëse në ndërtim duket se e ka bërë tanimë fluturimin e parë, pasi ka “ngritur” në qiell çmimet e pronave imobiliare, apartamenteve dhe shtëpive. Në përgjithësi, tregu imobiliar në Vlorë është përherë në lëvizje, me kahje drejt rritjes. Sa më shumë i afrohesh detit aq më tepër duhet të paguash për të […]

Shtator 26, 2024 - 11:10
 0
Vlorë – Aeroporti “ngre” në qiell çmimet, rritje e ndjeshme e kërkesës në tregun imobiliar
Reklamë
Reklamë

Aeroporti i Vlorës ndonëse në ndërtim duket se e ka bërë tanimë fluturimin e parë, pasi ka “ngritur” në qiell çmimet e pronave imobiliare, apartamenteve dhe shtëpive.

Në përgjithësi, tregu imobiliar në Vlorë është përherë në lëvizje, me kahje drejt rritjes. Sa më shumë i afrohesh detit aq më tepër duhet të paguash për të blerë një apartament aty.

Agjentët imobiliarë parashikojnë që pas një stopimi të kërkesës për të blerë apartamente në muajt e verës, periudha e dimrit do të ketë një fluks sidomos në pjesën e bregut.

Reklamë
Reklamë

Parashikimet më optimiste thonë se brenda dy viteve do ta shndërrojnë Vlorën në qytetin më të shtrenjtë në vend, madje duke lënë pas edhe kryeqytetin.

Shtatori, tetori e nëntori janë muajt më të mirë për shitje. Pjesa e bregut ka 30- 40% më tepër kërkesë nga viti i kaluar, ku më të preferuarat janë Lungomare, Plazhi i Vjetër dhe Orikumi me një trend gjithnjë  e në rritje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.