Vala e virozave, rreth 10 mijë pacientë në javë në qendrat shëndetësore, shumica me probleme respiratore

Me luhatjen e temperaturave, por dhe rikthimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla janë shtuar dhe pacientët që i drejtohen qendrave shëndetësore. Rreth 9700 të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ku rreth 7 mijë prej tyre me probleme respiratore të rrugëve të sipërme, kanë raportuar qendrat shëndetësore në vend pranë Institutit të […]

Shtator 26, 2024 - 16:30
 0
Vala e virozave, rreth 10 mijë pacientë në javë në qendrat shëndetësore, shumica me probleme respiratore
Reklamë
Reklamë

Me luhatjen e temperaturave, por dhe rikthimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla janë shtuar dhe pacientët që i drejtohen qendrave shëndetësore.

Rreth 9700 të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ku rreth 7 mijë prej tyre me probleme respiratore të rrugëve të sipërme, kanë raportuar qendrat shëndetësore në vend pranë Institutit të Shëndetit Publik në një javë. Më të prekur janë moshat nga 1 deri në 4 vjeç ndjekur nga foshnjat.

Ndryshe nga fillimi i muajit kur shqetësimet më të shpeshta ishin ato të traktit tretës aktualisht pediatrit në Tiranë thonë se ankesat që të vegjlit praqesin janë të tjera.

Reklamë
Reklamë

Mjekët thonë se rastet janë menaxhuar në kushte ambulatore dhe nuk ka pasur nevojë për shtrime në spital.

Në raport me javë me parë vihet re një rritje me rreth 20 % të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Numër më të lartë të prekurish ka në qendrat më të mëdha urbane

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.