Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shtator 2024
Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental. Demi Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do […]
Dashi
Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental.
Demi
Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale.
Binjakët
Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë kësaj dite. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.
Gaforrja
Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të minojnë qetësinë tuaj.
Luani
Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave dhe atë profesionale.
Virgjëresha
Do të ndjeni nevojën për konfirmim si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale. Nën ndikimin kritik të ditëve të kaluara, kjo e shtunë nuk do të jetë në ritmin e duhur.
Peshorja
Do të vijoni të demonstroni një gjendje nervozizmi në çdo sektor, sidomos në atë të ndjenjave dhe profesionit. Nën ndikimin e Hënës, do të arrini që t’ia dilni mbanë.
Akrepi
Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.
Shigjetari
Do të vijoni të shfaqni një humor të përkeqësuar gjatë gjithë ditës. Do të përballeni me kritika të forta si në fushën e ndjenjave edhe në familje.
Bricjapi
Duhet të ndaleni dhe të mendoheni mirë lidhur me disa angazhime të akumuluara gjatë kësaj periudhe, shkruan noa.al. Mundohuni që të zgjidhni disa çështje të cilat vijojnë të jenë të hapura në fusnin e ndjenjave.
Ujori
Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.
Peshqit
Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.
What's Your Reaction?