A do arrestohet Salianji? Policia: Presim të dorëzohet! Nëse nuk paraqitet deri pasdite…

Top Channel, nga burime pranë Policisë, mëson se ky institucion po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij. “Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia […]

Shtator 27, 2024 - 15:35
 0
A do arrestohet Salianji? Policia: Presim të dorëzohet! Nëse nuk paraqitet deri pasdite…
Reklamë
Reklamë

Top Channel, nga burime pranë Policisë, mëson se ky institucion po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij.

“Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë, pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar demokratit të mos zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë politik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.