Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut: Vështirë që Nasrallah të jetë ende gjallë!

Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në Bejrut, ndërsa gjatë së premtes u sulmua edhe selia qendrore e Hezbollahut. Madje, Izraeli u shpreh se vështirë që lideri i grupit, Hassan Nasrallah, të jetë gjallë pas këtij sulmi. Megjithatë, një burim i afërt me grupin kishte thënë se Nasrallah është mirë, ndërsa agjencia iraniane e lajmeve […]

Shtator 28, 2024 - 09:30
 0
Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut: Vështirë që Nasrallah të jetë ende gjallë!
Reklamë
Reklamë

Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në Bejrut, ndërsa gjatë së premtes u sulmua edhe selia qendrore e Hezbollahut. Madje, Izraeli u shpreh se vështirë që lideri i grupit, Hassan Nasrallah, të jetë gjallë pas këtij sulmi.

Megjithatë, një burim i afërt me grupin kishte thënë se Nasrallah është mirë, ndërsa agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se ai është në një vend të sigurt.

Ndërkohë, në orët e para të së shtunës një tjetër burim i afërt me Hezbollahun, ka thënë për mediat ndërkombëtare se nuk ka kontakte me Nasrallah. Deri tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Hezbollahu.

Reklamë
Reklamë

“Disa minuta më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kryen sulme precize në selinë qendrore të organizatës terroriste Hezbollah… duke ndërmarrë veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë, në mënyrë që familjet izraelite të mund të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, pas sulmit.

Ushtria izraelite më pas tha se ka kryer sulme të mëtejme ndaj Hezbollahut, pas sulmeve fillestare në selinë e grupit, duke shtuar se po vazhdon të “degradojë dhe shkatërrojë” aftësitë e Hezbollahut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.