“Peshën kryesore do ta mbajnë Tatimet e Doganat”/ Strategjia Afatmesme e të ardhurave, ja sa para planifikon Ministria e Financave të mbledhë deri në 2027

65 miliardë lekë deri në fund të 2027, është parashikimi që Ministria e Financave synon të arrijë nëpërmjet strategjisë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027. Nga mbledhja e Këshillit Tatimor ku dhe u prezantua kjo strategji, ministri Petrit Malaj deklaroi se objektiv kryesor është rritja e nivelit të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet miradministrimit fiskal. “Nëpërmjet […]

Shtator 28, 2024 - 16:20
 0
“Peshën kryesore do ta mbajnë Tatimet e Doganat”/ Strategjia Afatmesme e të ardhurave, ja sa para planifikon Ministria e Financave të mbledhë deri në 2027
Reklamë
Reklamë

65 miliardë lekë deri në fund të 2027, është parashikimi që Ministria e Financave synon të arrijë nëpërmjet strategjisë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027. Nga mbledhja e Këshillit Tatimor ku dhe u prezantua kjo strategji, ministri Petrit Malaj deklaroi se objektiv kryesor është rritja e nivelit të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet miradministrimit fiskal.

“Nëpërmjet kësaj strategjie ne parashikojmë rritjen e të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027 ose 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vitin 2019, ku peshën kryesore e kanë masat që do të merren nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor”, tha Malaj.

Për arritjen e këtij synimi masat do të ndalen tek reduktimi punës së padeklaruar dhe pagës së nëndeklaruar, ulja e pagesave cash, por dhe mirëadministrimi doganor.

Reklamë
Reklamë

“Rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte. Nga kjo shtyllë, parashikohet që rritja e të ardhurave tatimore të jetë me rreth 9 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027. Reduktimin i punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi”, u shpreh ministri i Financave.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për goditjen e evazionit do të jetë një ndër risitë e kësaj strategjie.

“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha ministri.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se drafti i Strategjisë është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa përbën një parakusht që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.