“Kujdes zemrën, mos abuzoni”, mjekët në ditën botërore: Problem duhani dhe përdorimi i drogës

29 shtatori, shënon ditën botërore të zemrës. Mjekët kardiologë e vënë theksin te rritja e vigjiliencës me qëllim parandalimin e sëmundjeve kardiovakulare. “Kjo ditë, data 29 shtator është përcaktuar si data ndërkombëtare e kardiologjisë dhe në këtë ditë ajo që ngrihet si detyra kryesore përkatësisht edhe për këtë vit dhe nga Europa dhe gjithe bota, […]

Shtator 29, 2024 - 15:20
 0
“Kujdes zemrën, mos abuzoni”, mjekët në ditën botërore: Problem duhani dhe përdorimi i drogës
Reklamë
Reklamë

29 shtatori, shënon ditën botërore të zemrës. Mjekët kardiologë e vënë theksin te rritja e vigjiliencës me qëllim parandalimin e sëmundjeve kardiovakulare.

“Kjo ditë, data 29 shtator është përcaktuar si data ndërkombëtare e kardiologjisë dhe në këtë ditë ajo që ngrihet si detyra kryesore përkatësisht edhe për këtë vit dhe nga Europa dhe gjithe bota, është fokusi kryesor rritja e vigjilencës përkundrejt pacientëve në mëbnyrë që të theksoj më shumë nivelin e parandalimit se sa të mjekimit. Sepse në mjekësi është më mirë të parandalosh se sa të mjekosh”, thotë mjekja kardiologe, Joana Seiti.  

Mjekja kardiologe Joana Seiti thote se infarktet janë shtuar edhe te moshat e reja si pasojë e konsumimit të duhanit dhe drograve të ndryshme.

Reklamë
Reklamë

“Pacientë të grupmoshave të ndryshme, ku nuk eleminohen dhe grupmosha të dekadës së tretë të jetës, pra kemi pacient me raste me infarkte miakut edhe të moshës 26 vjece, të cilët paraqiten në kuadër të një gjendje e cila mud të jetë infarkt i komplikuar apo i pakomplikuar Njerëzit janë më shumë abozues se sa kanë qenë. Niveli i përdorimit të duhanit dhe drograve të ndryshme bënë që mos të kemi vetëm këto dekada por të ulet dhe një një ose dy dekada më poshtë”, thekson mjekja.

Specialistët sugjerojnë të bëhen sa më shumë ekzaminime rutinë të përsëritura dhe të mbahet nën kontroll niveli i yndyrnave në gjak duke ulur kështu riskun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.