Petulla të Buta me Kos dhe Limon – Receta e Veçantë
Sot AgroWeb.org sjell për ju recetën e petullave të buta me kos dhe limon, të cilat përgatiten me lehtësi në vetëm pak minuta. Ato janë super të buta falë niseshtes së patates dhe kanë një shije e aromë të fortë limoni. Me pak fjalë, receta është e parezistueshme, e përkryer për çdo rast! Ndiqni më […] The post Petulla të Buta me Kos dhe Limon – Receta e Veçantë appeared first on AgroWeb.
Sot AgroWeb.org sjell për ju recetën e petullave të buta me kos dhe limon, të cilat përgatiten me lehtësi në vetëm pak minuta.
Ato janë super të buta falë niseshtes së patates dhe kanë një shije e aromë të fortë limoni. Me pak fjalë, receta është e parezistueshme, e përkryer për çdo rast!
Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit
250 g kos
200 ml qumësht
120 g sheqer
1 limon
Lëkura e grirë e një limoni
Esencë limoni
100 ml vaj luledielli
140 g niseshte patatesh
16 g pluhur pjekje për ëmbëlsira
300 gr miell 00
vaj të skuqje
sheqer pluhur për shije
Përgatitja
Në një enë hidhni kosin, qumështin, sheqerin, vajin, e gjithashtu lëkurën e grirë të një limoni dhe esencën e tij.
Shtoni niseshtenë e patates dhe përziejeni masën me rrahësen elektrike. Hidhni pak e nga pak miellin dhe në fund phuhurin pjekës.
Përziejini të gjithë përbërësit me rrahësen elektrike derisa të përftoni një brumë të butë dhe pa gunga.
Pasi brumi të jetë gati, hidhni në një tigan vaj për skuqje dhe e lini të nxehet mirë.
Filloni me skuqjen e petullave, duke i dhënë formë sferike me ndihmën e dy lugëve çaji.
Lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë kafe të artë, duke i kthyer shpesh gjatë gatimit.
Pasi të jenë gati, hiqini nga tigani me ndihmën e një luge me vrima dhe vendosini në një pjatë të shtruar me letër kuzhine.
Më pas kalojini në një enë për servirje dhe dekorojini me sheqer pluhur. /AgroWeb.org
The post Petulla të Buta me Kos dhe Limon – Receta e Veçantë appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?