Supa me Lëngun e Kockave për Organizëm të Fuqishëm

Supa me lëngun e kockave mbron shëndetin e trurit, forcon kockat, largon dhimbjet e kyçeve dhe pastron organizmin.   Lëngu i kockave të mishit është një nga elementët bazë të traditës shqiptare të ushqimit. Shumica prej nesh e dimë që ky lëng dhe supa e përftuar prej tij i bën shumë mirë organizmit, por njohuritë për […] The post Supa me Lëngun e Kockave për Organizëm të Fuqishëm appeared first on AgroWeb.

Shtator 29, 2024 - 21:05
 0
Supa me Lëngun e Kockave për Organizëm të Fuqishëm
Reklamë
Reklamë

Supa me lëngun e kockave mbron shëndetin e trurit, forcon kockat, largon dhimbjet e kyçeve dhe pastron organizmin.  

Lëngu i kockave të mishit është një nga elementët bazë të traditës shqiptare të ushqimit. Shumica prej nesh e dimë që ky lëng dhe supa e përftuar prej tij i bën shumë mirë organizmit, por njohuritë për funksionet e sakta të këtij lëngu janë të mjegullta.

Studimet kanë treguar që lëngu i kockave mbron shëndetin e trurit, forcon kockat, largon dhimbjet e kyçeve, pastron organizmin dhe i bën mirë të gjithë sistemit nervor.

Supa me lëngun e kockave ka aftësi qetësuese për organizmin, është plot me ushqyes që pasurojnë çdo gatim dhe përgatitet në mënyrën më të thjeshtë dhe të lirë.

Reklamë
Reklamë

Lëngu i kockave është jashtëzakonisht i pasur me proteina, veçanërisht xhelatinë dhe sasi domethënëse mineralesh, siç është kalciumi dhe fosfori.

Lëngu i kockave është përdorur që në lashtësi, në qytetërime të ndryshme. Shefat e kuzhinës e kanë pjesë të pandarë të recetave të tyre ndërkohë që popullariteti i këtij lëngu është gjithnjë e në rritje.

Pse lëngu i kockave është i shëndetshëm

Historia e lëngut të kockave është si ajo e modës, rikthehet gjithnjë.

Stërgjyshet tona kanë besuar verbërisht tek aftësitë e lëngut të kockave dhe pavarësisht mosbesimit të brezave të rinj, fjalët e tyre nuk bien më në vesh të shurdhër. Siç e thamë edhe më lart, lëngu i kockave është i mbushur me ushqyes dhe përgatitet thjeshtë.

Ai përdoret në supa dhe gatime të ndryshme.

Në vitet e fundit, vetitë e tij mund të jenë anashkaluar por AgroWeb.org është i bindur për rikthimin e bujshëm të tij.

Lëngu i kockave përmban sasi të kufizuara mishi që ngjiten me kockat. Ato duhen pjekur pak në fillim për të përmirësuar shijen e tyre. Shefat më të mirë të kuzhinës e rekomandojnë këtë teknikë.

Lëngu i kockave të mishit të viçit për shembull, duhet pjekur, sepse në të kundërt aroma e lëngut të tij do të jetë e hidhur.

Kockat duhen zier për një periudhë relativisht të gjatë kohore (shpesh për 3 orë) për prodhimin e xhelatinës nga kockat e pasura me kolagjen dhe për çlirimin e mineraleve.

Në fund të zierjes, kockat normalisht kanë tendencën të thërmohen.

Si të përgatisni lëngun e kockave

Përbërësit

  • 1 kg ose më shumë kocka
  • 3-4 litra ujë
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 kërcenj selinoje
  • 2 lugë gjelle me uthull molle

Opsionale: 1 tufë majdanoz, 1 lugë gjelle me kripë deti, erëza sipas dëshirës. Mund të shtoni edhe dy thelbinj hudhër në 30 minutat e fundit të zierjes.

Ju nevojitet edhe një tenxhere e bollshme dhe një kullesë për lëngun përfundimtar

Udhëzimet

Nëse jeni duke përdorur kocka të mishit të viçit, piqini në furrë si fillim për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë celcius.

Më pas vendosini kockat në një tenxhere të madhe. Hidhni ujë dhe uthullën. Lërini të qëndrojnë për 20-30 minuta. Acidi i uthullës do të ndihmojë në çlirimin e shpejtë të ushqyesve të kockave.

Prisni perimet (përveç majdanozit dhe hudhrës) dhe shtojini në tenxhere. Hidhni kripën, piperin, dhe erëzat e tjera.

Vendoseni tenxheren në zjarr. Në përfundim të zierjes së parë, uleni temperaturën dhe lëreni lëngun të vazhdojë zierjen e ngadaltë për 3 orë.

Gjatë orëve të para, do t’ju duhet të largoni papastërtitë që lundrojnë në sipërfaqe.

Në të do të formohet një shtresë shkume që mund të hiqet thjesht me një lugë.

Kontrollojeni tenxheren çdo 20 minuta gjatë 2 orëve të para.

Kockat e gjedhëve të ushqyera me bar do të prodhojnë më pak nga kjo shtresë.

Në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni hudhrën dhe majdanozin, nëse ju pëlqejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Përdorni një kullesë metalike për të pastruar lëngun.

Kur të jetë i ftohtë mjaftueshëm hidheni në kavanozë qelqi dhe pasi të ftohet ruajeni në frigorifer për deri në 5 ditë.

Nëse dëshironi ta përdorni më gjatë, futeni në zonën e ngrirjes./AgroWeb.org

The post Supa me Lëngun e Kockave për Organizëm të Fuqishëm appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.