Dita Botërore e Zemrës, mjekja kardiologe: Tensioni i lartë është vrasësi i heshtur

Mjekja kardiologe Eva Duraku, e ftuar në studion e News24, ka ofruar këshilla të vlefshme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës. Ajo theksoi se sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë më shumë se 40% të rasteve. Duraku shpjegoi […]

Shtator 29, 2024 - 21:10
 0
Dita Botërore e Zemrës, mjekja kardiologe: Tensioni i lartë është vrasësi i heshtur
Reklamë
Reklamë

Mjekja kardiologe Eva Duraku, e ftuar në studion e News24, ka ofruar këshilla të vlefshme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës.

Ajo theksoi se sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë më shumë se 40% të rasteve.

Duraku shpjegoi se faktorët si duhani dhe alkooli ndikojnë ndjeshëm në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, sidomos në moshë të re.

Reklamë
Reklamë

“Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur që mund të sjellë probleme serioze për shëndetin,” tha ajo. Gjithashtu, ajo theksoi se një pjesë e popullsisë vuan nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, të cilat dëmtojnë enët e gjakut.

Mjekja nënvizoi se sfida kryesore mbetet parandalimi i sëmundjeve, duke inkurajuar popullatën të jetë e vetëdijshme për rreziqet dhe të adoptojë një stil jete më të shëndetshëm.

“Sëmundjet kardiovaskulare në vendin tonë zënë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në total. Ndërkohë sëmundjet kronike të zemrës shënojnë më shumë se 40%, kemi shifra shumë të rëndësishme për të marrë në konsideratë. Sëmundjet kanë shumë faktorë në vetvete që sjellin shfaqjen e këtyre sëmundjeve në moshë të re. Ato që ndikojnë janë edhe duhani edhe alkooli.

Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur dhe mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin e përgjithshëm. Një pjesë e popullsisë vuan edhe nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, duke bërë që të kemi dëmtim të enëve të gjakut. Sfida kryesore është parandalimi i sëmundjeve”, u shpreh ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.