“Ata po hanë miell të helmuar serb, patriotizmi fals”, debat për “Europianin” Shqipëri-Serbi: Kosovarët këndojnë dhe pinë me muzikë serbe

Shqipëria dhe Serbia janë kandidatët kryesorë për të qenë bashkëorganizatore të Europianit U21 për vitin 2027-të. Por kjo nismë ka shkaktuar debat të

Shtator 29, 2024 - 23:05
 0
“Ata po hanë miell të helmuar serb, patriotizmi fals”, debat për “Europianin” Shqipëri-Serbi: Kosovarët këndojnë dhe pinë me muzikë serbe
Reklamë
Reklamë

Shqipëria dhe Serbia janë kandidatët kryesorë për të qenë bashkëorganizatore të Europianit U21 për vitin 2027-të.

Por kjo nismë ka shkaktuar debat të fortë në rrjetet sociale, ku të shumtë janë zërat që Shqipëria nuk duhet të pranojë bashkëpunim me Serbinë apsi në mes është Kosova.

Kjo temë ka shkaktuar debat edhe në “Studio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus, ku të ftuar ishin Artur Çobani, Xhevdet Zekaj, Erjon Xhafa dhe Luan Pinari.

Reklamë
Reklamë

Pjesë nga debati:

Pinari: Temë e ndjeshme për popullin tonë. Por mund të kemi përfitime. Bashkëpunimi me Serbinë nga ana sportive është OK, por duke para situatën politike është diçka qëkur një vllai jot nuk flet me dikë dhe ti bën partneritet me armikun është e rëndë. Ne jemi të ndjeshëm. Ndoshta në këtë situatë që jemi nga ana personale nuk do e pranoja.

Xhafa: Është një temë shumë e ndjeshme për shqiptarët. Problemi më i madh i kësaj teme është se në aspektin sportiv duhet t’i trajtojmë ndrryshe. Po flasim për diçka që ka ndodhur me luftë me njerëz gjithmonë ka për të qenë problem. Nuk do doja të siha tek kjo pjesë. Është shumë e vështirë jo vetëm ta diskurtosh.

Masha: Cilat janë arsyet që ne të dnihmojmë një shtet si Serbia?

Zeka: Unë nuk e shoh si marrëveshje të Shqipërisë me Serbinë por një vendim që e merr UEFA për paqe dhe stabilitet. Ne jemi 110 vjet aps pas botës. Në Luftën I Botërore ushtarët gjermanë dhe anglezë festuan me njëri-tjetrin duke luajtur, të nesërmen vranë njëri tjetrin. Kosova që ndgirhet zëri sot bën import nga Serbia 500 milionë euro në vit, çfarë quhet kjo, tradhti. Kosova këndon në lokalet e veta këngë Serbe. Tifozët nuk mund të përcaktojnë fatin e ndeshjeve. Nga ky patriotizëm fals, 15 veta ishin në varrimin e Afrim Bunjakut, asnjë demomstratë nuk u bë kund. I vetmi njeri që mundi Serbinë është Armando Duka. E fundit fare ata blejnë miell të helmuar dhe nuk mërziten, çfarë është ky patriotizëm falso.

Çobani: Unë jam në dijeni që është një marrëveshje për tu bërë një kopeticion i tillë në lidhje me Sebrinë. Pyetja është nëse kjo realizohet çfarë benefitesh do të sjelli. /Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.