Uragani “Helene”, mbi 105 viktima, vijon kërkimi për të zhdukurit
Numri i të vdekurve nga uragani Helene, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të Shteteve të Bashkuara lindore dhe juglindore që
Numri i të vdekurve nga uragani Helene, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të Shteteve të Bashkuara lindore dhe juglindore që nga e enjtja, është rritur në të paktën 105, sipas autoriteteve, të cilët janë ende në kërkim të viktimave.
Në Karolinën e Veriut, shteti më i goditur, numri i të vdekurve tani ka arritur në 37, 30 prej të cilëve vdiqën në vetëm një qark, Buncombe.
Të paktën 25 të tjerë u zhdukën në Karolinën e Jugut, 17 në Xhorxhia, 11 në Florida dhe 1 në Virxhinia, sipas një raporti të AFP bazuar në raportet nga autoritetet lokale.
Uragani Helene zbarkoi në veriperëndim të Floridës të enjten mbrëma si një kategori 4 në shkallën Saffir-Simpson pesë-pikëshe me erëra të qëndrueshme deri në 145 milje në orë.
Më pas u zhvendos drejt veriut, duke u dobësuar gradualisht, por duke lënë një peizazh shkatërrimi në rrugën e tij.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga uragani Helene”, tha presidenti amerikan Joe Biden të shtunën e kaluar, duke vënë në dukje se rruga për rikuperimin e zonave të prekura “do të jetë e gjatë”.
Dje të dielën, shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë njoftuan se ai do të shkojë në zonat e prekura brenda javës. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?