Njëri shiste drogë, tjetri lejoi ndërtimet pa leje, pezullohen dy oficerë policie në Fier dhe Berat

Dy oficerë policie janë pezulluar në Fier dhe Berat, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” […]

Tetor 2, 2024 - 09:30
 0
Njëri shiste drogë, tjetri lejoi ndërtimet pa leje, pezullohen dy oficerë policie në Fier dhe Berat
Reklamë
Reklamë

Dy oficerë policie janë pezulluar në Fier dhe Berat, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale“Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Reklamë
Reklamë

Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.