Kasollet e derrave i vlerësuan si shtëpi, lihen në burg 3 zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 3 punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit nga tërmeti. Ndërkohë, për njërën nga zyrtaret e kësaj bashkie, Gjykata ka zëvendësuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie”, ndërsa për tjetrën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. 5 zyrtarët […]

Tetor 2, 2024 - 14:05
 0
Kasollet e derrave i vlerësuan si shtëpi, lihen në burg 3 zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 3 punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Ndërkohë, për njërën nga zyrtaret e kësaj bashkie, Gjykata ka zëvendësuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie”, ndërsa për tjetrën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

5 zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 353 milionë lekë në abuzimin me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Reklamë
Reklamë

Nga hetimi janë zbuluar shkelje në të paktën 78 raste ku janë dhënë dëmshpërblime për ndërtesa që nuk shërbenin për banim, por për qëllime të tjera, përfshirë edhe kasolle të derrave e lopëve.

Zyrtarët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Falsifikim” dhe “Mashtrim”. Nën hetim janë edhe 78 personat që kanë përfituar padrejtësisht.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.