Moti i keq, anulohen të gjitha lundrimet nga Durrësi drejt Barit
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar anulimin e të gjitha lundrimeve me traget të planifikuar për mbrëmjen e sotme (3 tetor 2024) nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Itali. Vendimi vjen pas parashikimeve të Autoriteteve Detare, lidhur me motin e pafavorshëm që mund të përbëjë rrezik për udhëtimet detare. Shërbimet e trageteve për në […]
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar anulimin e të gjitha lundrimeve me traget të planifikuar për mbrëmjen e sotme (3 tetor 2024) nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Itali.
Vendimi vjen pas parashikimeve të Autoriteteve Detare, lidhur me motin e pafavorshëm që mund të përbëjë rrezik për udhëtimet detare.
Shërbimet e trageteve për në Bari pritet të rifillojnë mëngjesin e nesërm, 4 tetor 2024.
Pasagjerët këshillohen të planifikojnë në përputhje me rrethanat dhe të kontaktojnë operatorët ose agjencitë e tyre të trageteve për përditësime të mëtejshme mbi nisjet e riplanifikuara.
/a.r
What's Your Reaction?