Studimi/ Fëmijët që lindin ‘in vitro’, më të rrezikuar nga problemet kardiake

Rreziku për të lindur me një problem kardiovaskular të rëndë është 36% më i lartë tek fëmijët që vijnë në jetë me ndihmën e riprodhimit të asistuar. Studimi, ka analizuar 7.7 mln të porsalindur duke nisur nga vitet 90 e deri në ditët e sotme. Me pas të dhënat janë krahasuar me ato të fëmijëve […]

Tetor 4, 2024 - 13:00
 0
Studimi/ Fëmijët që lindin ‘in vitro’, më të rrezikuar nga problemet kardiake
Reklamë
Reklamë

Rreziku për të lindur me një problem kardiovaskular të rëndë është 36% më i lartë tek fëmijët që vijnë në jetë me ndihmën e riprodhimit të asistuar. Studimi, ka analizuar 7.7 mln të porsalindur duke nisur nga vitet 90 e deri në ditët e sotme. Me pas të dhënat janë krahasuar me ato të fëmijëve të ngjizur në mënyrë natyrale.

Kjo punë kërkimore ka treguar se defektet kardiake ishin 36% tek fëmijet e lindur nga fekondimi ‘in vitro’, teknika e injektimit intracitoplazmike të spermatoizoidëve apo ngrirja e embrioneve, kundrejt kategorisë të fëmijeve me riprodhim natyral.

Sipas autorëve të studimit, problemet kardiake tek fëmijët, mund të jetë tregues i një faktori të përbashkët në themel të infertilitetit të prindërve dhe kardiopatisë së lindur të fëmijëve të tyre. Sipas tyre, këtu do të përqëndrohen studimet e rradhës, pasi është mjaft e rëndësishme të zbulohen shkaqet e fshehura për të parandaluar apo diagnostikuar sa më parë këtë problematikë.

Reklamë
Reklamë

Sot në botë gjithnjë e më shumë fëmijë vijnë në jetë me metodat e riprodhimit të asisituar, çka mund të sjellë rritje edhe të rasteve të fëmijëve që kanë probleme të lindura me zemrën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.