Çfarë duan këta dhe pse po dalin në shesh më 7 tetor?

Nga Spartak Ngjela Mosbindje civile, thotë opozita në Shqipëri, sot në 4 tetor 2024. Më 7 tetor do të bëjë një tubim pa motiv dhe pa ide. Kundër kujt? Kundër qeverisë aktuale. Ja doli opozita në shesh, e pastaj? Asgjë. Pa asnjë program. Po njerëzit dhe opinioni publik çfarë do të dëgjojnë? Asgjë. Atë që […]

Tetor 4, 2024 - 15:20
 0
Çfarë duan këta dhe pse po dalin në shesh më 7 tetor?
Reklamë
Reklamë

Nga Spartak Ngjela

Mosbindje civile, thotë opozita në Shqipëri, sot në 4 tetor 2024.

Më 7 tetor do të bëjë një tubim pa motiv dhe pa ide.

Reklamë
Reklamë

Kundër kujt?

Kundër qeverisë aktuale.

Ja doli opozita në shesh, e pastaj?

Asgjë. Pa asnjë program.

Po njerëzit dhe opinioni publik çfarë do të dëgjojnë? Asgjë. Atë që kanë dëgjuar.

Por pse e bëjnë?

Askush nuk e kupton. Por thonë do protestojnë kundër arrestimit të Berishës dhe dënimit me një vit burg të Salianjit.

Asgjë.

Ja dolën, e pastaj?

Janë mjeranë se kjo, po të jetë politike si lëvizje, kuptohet se bëhet për të ardhur në pushtet.

Por në pushtet vihet me vota, dhe votimet bëhen në vitin 2025.

Atëherë?

Asgjë.

Po mosbindja civile ç”është?

Asgjë. Sepse mosbindje civile don të thotë që të mos respektosh ligjin dhe ta shkelësh atë.

Atëherë, kuptohet se shteti dhunës i përgjigjet me forcë, dhe forcën e ka shteti.

Po protestuesit jo paqësorë?

Shteti do t’i ndalojë me izolim, dhe do t’u ngrejë padi penale për shkeljen e ligjit.

Domethënë që do dënohen.

Sigurisht që do të dënohen se mosbindje civile do të thotë vepër penale, sepse një turmë njerëzish kërkojnë të shkelin ligjin dhe të ushtrojnë dhunë në qytet.

Po pse e bëjnë kur çështja është e tillë?

Nuk kanë mend dhe nuk kuptojnë, por ecin sipas mendjeve të çthurura që duan të ushtrojnë dhunë pa e ditur se përse.

Atëherë?

Asgjë nuk bëjnë dot.

Po pse e bëjnë?

Sepse kanë frikë nga arrestimet që pritet të bëjë SPAK në luftën kundër korrupsionit.

Por a e ndalojnë dot luftën kundër korrupsionit që ka nisur në Shqipëri.

Jo, e kanë pamundësi absolute.

Po pse e bëjnë?

Frika e luftës antikorrupsion i ka trembur dhe i ka hedhur në shqetësim krerët e tyre.

Po populli do t’i përkrahë.

Jo.

Njëlloj si tre apo katër herët e fundit.

Po SPAK- u do të vijojë arrestimet kundër korrupsionit?

Sigurisht.

Atëherë sërish Asgjë.

Po Asgjë, se është një shqetësim që shkon drejt zeros.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.