Mos u lodhi më me fjalë kyçe, mjafton vetëm një video! Google prezanton mënyrën e re të kërkimit
Google ka nxjerrë në tregun e teknologjisë një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet në sajë të videove. Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultatet e kërkimit. Përdoruesit e Android […]
Google ka nxjerrë në tregun e teknologjisë një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet në sajë të videove.
Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultatet e kërkimit.
Përdoruesit e Android dhe iPhone në mbarë botën do të kenë tashmë akses në funksionimin e këtij lloj kërkimi nga ora 17:00 (me orë lokale) duke aktivizuar “përmbledhjet e AI” në aplikacionin Google në telefonat e tyre. Kjo risi e re e Google fillimisht do të jetë e disponueshme vetëm në gjuhën angleze.
Veçoria e re e gjigandit të teknologjisë, Google, vjen tre muaj pasi krijuesi i ChatGPT OpenAI njoftoi se po provonte aftësinë për të kërkuar duke i bërë pyetje chatbot-it të tij.
Shefja e kërkimit të Google, Liz Reid tha se aftësia e re do t’i lejojë njerëzit të bëjnë pyetje rreth botës së tyre më lehtë. Ajo dha shembullin e një personi në një akuarium, i cili mund të dëshirojë të zbulojë pse një grup peshqish po notojnë.
Në vend që të kërkojnë peshkun në internet dhe të shkruajnë pyetjen, funksioni i ri do t’i lejojë ata të drejtojnë kamerën e tyre, të regjistrojnë një klip të shkurtër dhe të bëjnë një pyetje me zë të lartë.
Inteligjenca Artificiale e Google do të analizojë videon do të identifikojë objektin e filmua, do ta kombinojë atë me pyetjen e përdoruesit dhe do të nxjerrë më pas informacionet e kërkuara rreth objektit.
“Tani po shohim Inteligjencën Artificiale në gjithçka. Ku zhvillim i fundit demonstron më tej mënyra të reja për të sjellë në jetë përmbajtjen me diçka si kërkimi, i cili është nga detyrat më të zakonshme të kryera në internet. Këtu qëndron mundësia që Inteligjenca Artificiale të jetë vërtet bashkëpunuese dhe një novatore në jetën e përditshme,” tha për BBC analisti i industrisë Paolo Pescatore.
Njoftimet e reja të Google janë me gjasë një mënyrë për të luftuar fuqizimin dhe risitë e kompanive rivale, megjithëse asnjëra ende nuk ka kërcënuar me të vërtetë dominimin e saj masiv.
/a.r
What's Your Reaction?