Forcimi i lekut përballë euros/ Tanku shpjegon faktorët që kanë ndikuar në tregun e shkëmbimit valutor
Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Sheshi i Dollarit” po diskutohet për kursin e këmbimit, ku leku është forcuar përballë euros. Altin Tanku, drejtor i departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, thotë se ka pasur disa ndryshime strukturore në ekonominë shqiptare që kanë ndikuar në këtë aspekt. Altin Jaku: Ajo që ka ndodhur në ekonominë […]
Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Sheshi i Dollarit” po diskutohet për kursin e këmbimit, ku leku është forcuar përballë euros. Altin Tanku, drejtor i departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, thotë se ka pasur disa ndryshime strukturore në ekonominë shqiptare që kanë ndikuar në këtë aspekt.
Altin Jaku: Ajo që ka ndodhur në ekonominë shqiptare, në vlerësimin tonë, është se ka një bashkësi ndryshimesh strukturore të rëndësishme, të cilat kanë sjellë zhvillime ekonomike dhe financiare, rezultatet e të cilave shfaqen në këtë kurs këmbimi të forcuar ose në rritjen e vlerës së lekut kundrejt euros. Rrjedhojë e këtyre ndryshimeve strukturore. Janë ndryshimet strukturore që lidhen me ndryshimet demografike në ekonominë shqiptare dhe me tregun e punës, ndryshimet që lidhen me proceset integruese të ekonomisë që përfshin remitancat, ritmet e investimeve të huaja dhe kjo ndikon në kurs, ka ndryshime që lidhen me vetë natyrën dhe strukturën e ekonomisë shqiptare. Kemi disa sektorë të cilët nën efektet e përgjithshme ekonomike globale apo të brendshme tkurren dhe disa që rriten dhe të gjitha këto së bashku kanë shkaktuar këtë forcim të lekut. E gjithë ky shpjegim, BSH përdor shprehjen që vjen si rezultat i faktorëve fondamentalë që natyrisht shpjegohen dhe nga statistikat zyrtare, të tregtisë së jashtme, monetare, dhe të sektorit dhe bilancit të pagesave.
Ndërkohë, Fjorent Rushi, ekspert dhe analist deklaroi se:
Fjorent Rushi: Deficiti llogarisë korente, që është praktikisht diferenca mes import dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto ka kaluar në 2022 nga 5.9 përqind në 0.9 përqind në 2023. Pra kapërcim strukturor i jashtëzakonshëm, që nuk mund të ndodhë gjithmonë por për shkak të ritmit të madh nga të ardhurat e turizmit dhe shërbimit në përgjithësi, ne kishim mbi 6 miliardë euro të ardhura nga shërbimet në 2023. Kjo është shumë e konsiderueshme që duke patur parasysh faktin se jemi një ekonomi e vogël dhe e hapur nga krahu i mallrave kemi deficit të lartë, me importe mbi 6 miliardë euro. Kjo mbyllje e kësaj diference kaq të madhe që ka ekzistuar deri në 2022, në 2023 do të sillte sidomos e kompensuar me ritmin e investimeve të huaja direkte, të remitancave, pjesa e kapitaleve. Gjithashtu ka ndihmuar edhe emetimi eurobondeve nga ana e qeverisë që ka ndihmuar në rritjen e rezervës valutore. Kjo ka bërë që nga ana strukturore të mos jemi në ajo ekonomi që ka deficite të llogarisë korente me shifra dy shifrore si në vitin 2008. Në këndvështrimin tim, është një përmirësim i jashtëzakonshëm i deficitit të llogarisë korente që ka shkaktuar këtë zhvillim kaq të madh pozitiv për lekun.
What's Your Reaction?