Protesta e 7 tetorit, por për çfarë?

Nga Marko Caka, Nju Jork Na ishte një herë në 98-tën, në Fakultetin Filozofik të Athinës në katin e katërt ishte një kafe në terren të hapur(kilikio në greqisht) ku mblidheshim gjithë studentët përpara se të hynim në auditorët e leksioneve. Meqenëse kishte hapësirë të madhe, forumet rinore kishin ndërtuar kioska të vogla të tyre […]

Tetor 5, 2024 - 13:45
 0
Protesta e 7 tetorit, por për çfarë?
Reklamë
Reklamë

Nga Marko Caka, Nju Jork

Na ishte një herë në 98-tën, në Fakultetin Filozofik të Athinës në katin e katërt ishte një kafe në terren të hapur(kilikio në greqisht) ku mblidheshim gjithë studentët përpara se të hynim në auditorët e leksioneve. Meqenëse kishte hapësirë të madhe, forumet rinore kishin ndërtuar kioska të vogla të tyre për të shpalosur idetë me programet e tyre, për të bindur elektoratin, për të afruar sa më shumë studentë rreth grupimit të tyre politik. Mirëpo në ditët pak para zgjedhjeve studentore ata bëhen më aktivë dhe për të bindur për votën tënde bëhen akoma më të bezdisshëm. Por ajo që dalloje nga të gjitha forumet studentore ishte kioska e lëvizjes anarshiste, një grupim studentësh që ishin gjithmonë të pakënaqur nga qeverisjet me programe që as vetë nuk e dinin se cfarë kërkonin, por gjithnjë protestonin dhe revoltoheshin me dhunë ndaj policisë për lirimin e liderëve apo të anëtarëve që që ishin dënuar se kishin shkelur ligjet e vendit. Dhe atë ditë njëri nga ata të kioskës iu afrua tavolinës sonë dhe nisi të propagandonte lëvizjen e tyre por të gjithë kolegët e mi grekë ishin aderuar diku në forumet e tyre dhe nuk i honepshin por as nuk kishin interes, por njëri i tha për këtë foli Markut se ngaqë është nga Shqipëria dhe nuk e kanë bindur akoma forumet tona studentore dhe mbase ju ja mbushni mendjen. Seq e çoi përdreq sa mësoi Shqipërinë ai erdhi e mu ngjit e më tha po ti qenke dora jonë se atë që bëjmë ne këtu, vetëm në Shqipëri është zbatuar se ju nuk i duroni dot regjimet dhe e ktheni shtetin përmbys, merrni armët dhe i vrisni policët qerrata. Sa e dëgjova këtë i thashë- ju thatë se vrasim policët? – po, po më tha se ata janë vegël e pushtetit dhe prej tyre mbahen regjimet. Nëse je i informuar se ne marrim armët po është e vertetë se e bëmë një vit më parë, por se vrasim policët këtë nuk e pranoj kurrë, do preferoja më mirë se ne morëm armët dhe po vrasim njëri tjetrin kjo është e vertetë. – Gjithësesi nuk ka rëndësi aq shumë kjo -ma ktheu përsëri anarshisti student, duke më marrë me të butë më thotë- eja Marko e voto për ne se vetëm ne realizojmë pakënaqësitë kundër regjimeve dhe të shohësh sa gallatë kur thyejmë xhamat e djegim gomat e makinave dhe hedhim gurë dhe djegim gjithçka para ndërtesës së parlamentit të sharlatanëve, dhe në fund përleshemi e nisim të shajmë policët, polica derra (baci guruni) etj,etj . Por sa i dëgjova këto të vetmën gjë që mendova ishte- Zot mi ruaj mend e kokës, qenka gallatë ti bësh të gjitha këto vetëm që mjafton të jesh i pakënaqur nga qeverisjet, pa patur asnjë kauzë dhe ide të qartë, pa patur frymë paqësore negocimi por direkt në reprezalje.

Ky grupim i vogël vepron edhe sot dhe është gjithmonë problematik në lagjen Eksarhia me djegien e makinave të parkuara si një revoltë kundra pushtetit. Prandaj atje vendosen 24 orë fugunat vetmbrojtëse të policisë greke dhe sa herë është e nevojshme janë të pa mëshirshëm për të mbrojtur ligjin e stabilitetin e vendit. Vazhdimisht drejtuesit e kësaj lëvizjeje përfundojnë në qelitë e burgjeve për shkelje të rënda të ligjit me akuzat e dhunës, djegies dhe dëmtimit trupor e dëmtim të pasurisë publike e private.

Reklamë
Reklamë

E mora këtë rast si një histori që anarshizmi ka vite që jeton në Greqi dhe bashkëjeton me pushtetin sepse shteti asnjëherë nuk është dorëzuar dhe ka rënë në duart e tyre, sepse kur bëhet fjalë për ligjet dhe institucionet shteti përdor dorën më të ashpër për ti mbrojtur ato nga shkelësit e ligjit dhe keqbërësit. Kjo është ana e Greqisë ku unë jetova për 20 vite, po me fqinjën e saj Shqipërinë ku njerëzit janë një model (una razzia ,una faccia) çfarë po ndodh me ata që e duan anarshizmin, që fle kaq vite në një cep që nga 97-ta dhe pret ta riktheje edhe njëherë shtetin në nivelin zero ku paligjshmërinë e duan si kryefjalë të ditës. Veprimet mbi parlamentin shqiptar sado që disa anëtarë mund të mos e meritojnë ajo nuk duhet kurrë të përdhoset në mënyrën më të shëmtuar, sepse aty është tempulli ku shteti mbron ligjet dhe themelet e demokracisë.

Të protestosh ndaj padrejtësisë është një akt aq human, aq i drejtë dhe aq sakrifikues sa duhet respektuar dhe vlerësuar. Por të reagosh për dikë që ka kryer vepër penale se është i majtë, i djathtë apo në të dyja ekstremet sepse kështu na e kërkon partia kjo është absurde pa thënë idioteske kur ti nuk di se përse ke dalë. Gjithmonë kur shkruan për këtë kategori njerëzish është pak e bezdisshme me komentimet e tyre por kurrë për tu frikësuar se gjithmonë kur je me të drejtën mos herët apo vonë ata do të kuptojnë se në çfarë batakut janë zhytur.

Unë problemin nuk e kam me ish deputetin e ish ministra të tjerë të dënuar, se si ata falsifikues, manipulues,korruptues, trafikues, shantazues, abuzues, deri te vrasës Shqipëria në këtë periudhë tranzicionit ka prodhuar me bollëk. Unë problemin e kam me popullin, me atë pakicë populli se çfarë modeli është që adhuron gjithë këtë paligjshmëri të përfaqësuesesve të tyre, që adhuron të gjithë ato modele të lart përmendura, . Një pakicë populli që nuk proteston për problemet sociale që Shqipëria ka me bollëk por ngrihet për të dënuarit si ai me një akuzë deri tek ai me një mal me akuza dhe ne fund të ditës dalin se nuk duan një kryeministër korruptues . Kjo duhet studiuar se fundja fundit ish deputeti i sapo dënuar bëri atë që dinte të bënte. Sepse ashtu ja kërkoi partia paligjshmerinë dhe për partinë duhet të sakrifikojë tani. Ashtu siq erdhi në jetën politike në sajë të këtij modeli dhe populli gaboi që e zgjodhi për ta përfaqësuar ashtu me votë po ky popull korrigjon gabimin e vet dhe të largon nga politika . Tani kjo pakicë e popullit mos është produkt i gjithë atyre që radhita më sipër nga fallsikues e deri tek vrasës dhe kush tenton ti godasë bie në konflikt me ata. Me rrjedhën e ngjarjeve që po shikoj në Shqipëri kush ka kryer këto vepra penale, vetëm kjo pakicë populli mblidhet, proteston, kacafytet, përleshet dërgon “gazetarët” e e vet në studiot televizive shkarravitet duke qarë për të ngushëlluar përfaqësuesit e saj. Me pak fjalë mbrojnë sharlatanët për të thënë poshtë Edi Rama, a thua se Kryeministri është përfaqësues i të kalburës së tyre të madhe, kur i duhet të luftojë të kalburën e vet të vogël brenda qeverisë. Sot kanalet tona televizive për shkak të teknollogjisë së digjitalizmit ka mundësinë të shkojë deri në skajin e fundit të botës. Dhe pyetja që më lind është, se ketë lloj cirku që shfaq ky popull në Shqipëri a e shohin vetëm shqipfolësit apo edhe të huajt e tjerë? Sepse po ta shikojnë edhe të huajt e shumtë si një CNN, na mori lumi dhe do na nxihet faqja kur na duhet tu prezantohemi se vijmë nga Shqipëria. Uroj që të shikohet vetëm nga ne shqipfolësit se të paktën ne të gjithë e dijmë njëri-tjetrin se ku kemi halenë në fund të oborrit. Prandaj edhe rrugëtimi i jonë ka qenë shumë i gjatë dhe sa na duhet akoma që bashkësia e civilizuar europiane të na pranojë në familjen e saj. Jam i vetëdijshëm duke e filluar nga vetja të gjithë krenohemi e mburremi se nuk ka si shqiptarë, por kjo është gjithçka ndërmjet nesh që e duam Shqipërinë me zemër. Se po të shohim më larg duke ua lënë të tjerëve të flasin për ne ata me siguri e me të drejtë do të zhgënjehen me zhvillimet e fundit që ndodhin në Shqipëri. Të vetmit të huaj që e duan Shqipërinë e kaosit janë, anarshistët, trafikantët, plot të dënuar kundra ligjit që do thonë se ku ka si shqiptarët si popull që protestojnë për të korruptuarin, për shantazuesesin, për përdhunuesin , etj etj deri te vrasësin në mes të ditës. Vetëm keqbërësit e huaj mund ta adhurojnë këtë pakicë të popullit e për të thënë -“O sa mirë me qenë si kjo pakicë e shqiptarëve, se me kauzën e tyre ne jetojmë të lirë në kaosin e paligjshmërisë tonë mbi shtetin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.