“Bashkë në koalicion e qeverisje”, Kurti konfirmon: Do të garojmë me “Listën Guxo” të Osmanit
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë fund dyshimeve lidhur me të ardhmen e koalicionit mes partisë së tij, dhe Listës Guxo të presidentes Vjosa Osmani. Pavarësisht përplasjeve që kreu i qeverisë dhe e para e shtetit kanë shfaqur herë pas herë në çështjet si dialogu apo qasja ndaj ndërkombëtarëve, Kurti përjashton mundësinë e një prishje […]
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë fund dyshimeve lidhur me të ardhmen e koalicionit mes partisë së tij, dhe Listës Guxo të presidentes Vjosa Osmani. Pavarësisht përplasjeve që kreu i qeverisë dhe e para e shtetit kanë shfaqur herë pas herë në çështjet si dialogu apo qasja ndaj ndërkombëtarëve, Kurti përjashton mundësinë e një prishje të koalicionit.
Në fjalët e tij, gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti shprehu mirënjohjen për vitet e bashkëpunimit me partinë guxo dhe subjektin tjetër politik Alternativën.
“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, në fitore, në qeverisje. Së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Ai u ka kërkuar bashkëpartiakëve të tregohen të vëmendshëm, pasi siç paralajmëroi do të ketë fushata shpifëse për të minimizuar mbështetjen masive që gëzon ekzekutivi i tij.
“Ne duhet të luftojmë për çdo votë besimi të qytetarit dhe t’i bindim ata që ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë të ndryshimit që e kemi nisur, të mirë qeverisjes dhe transformimit rrënjësor të mirëqenies së qytetarit. Njëmend, shumica dërmuese e popullsisë vazhdon të na mbështesë, së paku sa në pranverën e vitit2021 e mbase edhe më shumë se aq. Por, për zgjedhjet e ardhshme që të gjithë fillojnë nga vija që shënon numrin zero. Ne duhet të jemi të vëmendshëm që këtë mbështetje masive që po e gëzon aktualisht Qeveria e Kosovës nga qytetarët e pashmangshëm edhe LVV si drejtuese e saj, do të tentojnë siç edhe janë duke tentuar, që ta zbehin dhe minimizojmë përmes formave nga më të ndryshmet e më së shumti e më së shpeshti përmes fushatave dhe shpifjeve të pavërtetave dhe nxitjeve dashakeqëse”, theksoi Kurti.
Para pjesëtarëve të partisë së tij, Kurti tha se në tre vite e gjysmë qeverisë kishte pasur rritje ekonomike, progres demokratik dhe siguri për të gjithë.
/a.r
What's Your Reaction?