“Është për të vënë duart në kokë”, mjekja: Vajzat 24 vjeçe diagnostikohen me kancer gjiri
E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të folur për kancerin e gjirit kirurgia Edlira Rehovica ngriti alarmin për të gjitha vajzat dhe gratë për të bërë kontrolle rutinë. Ajo çka mjekja apeloi ishte fakti që tashmë me kancer gjiri diagnostikohen vajzat e reja 24 vjeçe. Edlira Rehovica: Nëse dikur mosha e […]
E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të folur për kancerin e gjirit kirurgia Edlira Rehovica ngriti alarmin për të gjitha vajzat dhe gratë për të bërë kontrolle rutinë. Ajo çka mjekja apeloi ishte fakti që tashmë me kancer gjiri diagnostikohen vajzat e reja 24 vjeçe.
Edlira Rehovica: Nëse dikur mosha e shfaqjes ishte 45-50 vjeç, tani po shohim vajza të reja që pa nisur jetën akoma, 24 vjeç diagnostikohen me kancer gjiri është një gjë alarmante për të vënë duart në kokë.
Aldo: Si kapet, a ka ndonjë shenjë?
Edlira Rehovica: Kryesisht vajzat 24 vjeçe nuk janë të fokusuara për kontrolle rutinë, ato ndjejnë një gjendër tek gjiri dhe paraqiten tek mjeku. Pra ato bëjnë kontroll sepse kanë një ankesë edhe ajo që unë dua të them është që ne nuk duhet ta lemë deri tek ankesa. Duhet të bëhen kontrollet periodike, sepse nëse ti prek një gjendër ajo gjendër është minimalisht 2 centimetër ose minimalisht 1.5 centimetër nëse është në sipërfaqe të gjirit dhe ti e prek.
Aldo: Kur quhet e vogël një gjendër?
Edlira Rehovica: 4 milimetra ose 3 milimetra, këto janë idealet. Faza e parë quhen nën 2 milimetra faza e dytë është mbi 2 milimetra.
Më tej kirurgia Edlira Rehovica bëri të ditur rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme për të kapur në shkallën fillestare sëmundjen pa e lejuar që ajo të evolojë më tej dhe të jetë akoma më e rrezikshme për jetën e pacientes.
Aldo: Kapja herët e kancerit të gjirit, shpëton?
Edlira Rehovica: Patjetër që shpëton. Kanceri i gjirit i kapur në shkallët fillestare është totalisht i trajtueshëm. Idealja është që ta kapësh në shkallën fillestare sepse dhe shancet e mbijetesës janë shumë të mira, vazhdojnë jetojnë, harrojnë them unë që janë operuar për kancerin e gjirit, kuptohet që në një kontakt të ngushtë me mjekët sepse jo gjithmonë mbaron me kirurgji ndonjëherë na duhet të përdorim edhe kimioterapi. Sa më pak i avancuar të jetë rasti aq më minimale janë gjërat që duhet të bëhen, duke filluar që nga kirurgjia e deri tek të gjitha gjërat e tjera.
Aldo: A kanë shpëtuar?
Edlira Rehovica: Jo vetëm që kanë shpëtuar, por unë them gjithmonë që do të rrisin fëmijët e fëmijëve.
/a.r
What's Your Reaction?