“Problematikat më të mëdha, te shtëpitë private”/ Situata me përmbytjet, kryebashkiaku i Vlorës: Projekt me mbështetjen e qeverisë për të evidentuar dëmet

Nuk ka ende një bilanc rreth banesave apo bizneseve ndërsa vijon verifikimi në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Vlorë. Të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin ndihmat e para të cilat kanë nisur të shpërndahen, ku do te jetë një grup pune i […]

Tetor 6, 2024 - 14:10
 0
“Problematikat më të mëdha, te shtëpitë private”/ Situata me përmbytjet, kryebashkiaku i Vlorës: Projekt me mbështetjen e qeverisë për të evidentuar dëmet
Reklamë
Reklamë

Nuk ka ende një bilanc rreth banesave apo bizneseve ndërsa vijon verifikimi në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Vlorë.

Të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin ndihmat e para të cilat kanë nisur të shpërndahen, ku do te jetë një grup pune i ngritur bashkë me të rinj për të ndihmuar të prekurit.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka theksuar se menjëherë pas kësaj situate do të ketë edhe nje projekt me mbështetjen dhe të qeverisë për të evituar problematika të ngjashme, ndërsa edhe ndërtimet e lejuara ndër vite në kanalin e ujërave të larta janë një tjetër problematikë e cila do të vlerësohet në vijim.

Reklamë
Reklamë

“Bilanci, është ende shpejt. Kudo që shkojmë hasim dhe evidentojmë që ka problematika, sidomos në shtëpitë private. Projekt konkret do të ketë. Qeveria ka qenë gjithmonë pranë”, theksoi ndër të tjera kryebashkiaku Dredha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.