Qershori muaj rekord/ Më shumë para të sekuestruara nga policia, Ministria e Brendshme: Janë rritur dhe rastet e falsifikimeve

Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një rritjeje të konsiderueshme të rasteve të falsifikimit. Gjatë periudhës janar-gusht të vitit aktual, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 54 milionë euro, me një përqindje të habitshme prej 97% të kësaj shume e […]

Tetor 6, 2024 - 14:10
 0
Qershori muaj rekord/ Më shumë para të sekuestruara nga policia, Ministria e Brendshme: Janë rritur dhe rastet e falsifikimeve
Reklamë
Reklamë

Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një rritjeje të konsiderueshme të rasteve të falsifikimit. Gjatë periudhës janar-gusht të vitit aktual, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 54 milionë euro, me një përqindje të habitshme prej 97% të kësaj shume e cila u konfiskua vetëm gjatë muajit qershor.

Sipas statistikave të përpunuara nga Ministria, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, totali i parave të sekuestruara në euro ka shënuar një rritje prej 72 herë. Kjo rritje dramatike tregon një përpjekje të intensifikuar nga forcat e rendit për të luftuar krimin ekonomik dhe për të mbrojtur ekonominë kombëtare.

Duhet theksuar gjithashtu se për muajt mars dhe prill të dy viteve nuk janë disponuar të dhëna, por qershori i vitit 2024 ka shënuar nivele rekord. Nga ana tjetër, rastet e falsifikimeve kanë pasur një rritje të konsiderueshme, me 31 raste më shumë në 8 muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.