Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë? FOTOT që ngrenë dyshime

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre nga kamerat. Ditët e fundit ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin, duke e prezantuar atë si partneren e tij në një event të rëndësishëm në New […]

Tetor 6, 2024 - 17:10
 0
Princ Leka do të bëhet baba për herë të dytë? FOTOT që ngrenë dyshime
Reklamë
Reklamë

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre nga kamerat.

Ditët e fundit ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin, duke e prezantuar atë si partneren e tij në një event të rëndësishëm në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.

Ndërsa miq të çiftit kanë shpërndarë foto me Princin dhe Blertën. Ky hap i tij i dukshëm tregon një angazhim të ri dhe të qartë në marrëdhënien e tyre dhe duket se gjërat po bëhen tepër serioze.

Reklamë
Reklamë

Burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar se Blerta është shtatzënë, shkruan Voxnews.

Edhe pse detajet mbi këtë lajm ende mbeten të pakta, ky zhvillim do të ngjallë shumë interes dhe lumturi ndër fansat e çiftit. Ende presim për detaje të mëtejshme dhe për një konfirmim zyrtar nga Leka dhe Blerta.

Çifti është i njohur për jetën e tyre private deri diku të rezervuar, prandaj një njoftim nga ata do të pritej me shumë kuriozitet. Ndërsa ky lajm na bën të dyshojmë dhe për zgjedhjen e fustanit që Blerta pati në daljen e saj të fundit publike ku shfaqet krah princit.

Një fustan i zi i gjatë me prerje në bel ku ndoshta përpiqet të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur?

Teksa shumë pyetje na vijnë ndër mend, nëse ky lajm vërtetohet nga vetë ata, do të shënonte një moment të rëndësishëm në jetën e çiftit, që ka bërë bujë në skenën publike për disa kohë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.