Lindi fëmijën në makinë pasi u pengua nga opozita, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. “Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën […]

Tetor 8, 2024 - 10:25
 0
Lindi fëmijën në makinë pasi u pengua nga opozita, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit
Reklamë
Reklamë

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, njoftoi ajo.

Kujtojmë se ngjarja u raportua ditën e djeshme dhe gazetarja Glidona Daci siguroi pamjet kur gruaja mbërriti në ambientet e spitalit të Traumës me makinë private.

Reklamë
Reklamë

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.