Hungaria kërkon përjashtim nga rregullat e BE-së për azilin

Hungaria informoi Brukselin në fillim të javës për synimin e saj për të hequr dorë nga rregullat e Bashkimit Evropian për azilin, duke

Tetor 8, 2024 - 13:05
 0
Hungaria kërkon përjashtim nga rregullat e BE-së për azilin
Reklamë
Reklamë

Hungaria informoi Brukselin në fillim të javës për synimin e saj për të hequr dorë nga rregullat e Bashkimit Evropian për azilin, duke ndjekur Holandën, një proces që ka pak shanse për sukses.

Njoftimi vjen ndërsa Viktor Orbán, kryeministri nacionalist i Hungarisë, i cili mban presidencën e rradhës të BE-së, jep një konferencë shtypi në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Qeveria hungareze është e vendosur të marrë masa të rrepta për të mbrojtur kufijtë e saj dhe për të frenuar imigracionin e paligjshëm që kërcënon sigurinë kombëtare”, shpjegoi në Facebook ministri i Jashtëm hungarez János Boka.

Reklamë
Reklamë

Hungaria i dërgoi një letër Komisionit Evropian dje duke kërkuar “një përjashtim nga rregullat evropiane për azilin dhe imigracionin nëse do të ketë një modifikim të traktateve në të ardhmen”.

Traktatet evropiane janë marrëveshje detyruese që janë miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një përjashtim mund të bëhet vetëm me marrëveshjen e 27 vendeve.

Komisioni kishte sqaruar gjatë paraqitjes së kërkesës holandeze në mes të shtatorit se “nuk parashikohen ndryshime të menjëhershme”.

Hungaria, armiqësore ndaj azilkërkuesve në mbrojtje të një Evrope “të krishterë”, është dënuar vazhdimisht nga drejtësia evropiane për shkelje të ligjit të Bashkimit Evropian.

Viktor Orban ka kundërshtuar Paktin Evropian për Migracionin dhe Azilin, reforma e miratuar nga BE në mes të majit që parashikon një mekanizëm solidariteti të detyrueshëm për vendet anëtare që përballen me presionet e migracionit.

Përveç rastit hungarez, shumë vende evropiane po shtojnë miratimin e masave për të frenuar imigracionin e paligjshëm dhe për të kufizuar të drejtën për azil, pas kërkesave të fraksioneve të ekstremit të djathtë që po fitojnë terren në Evropë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.