Nobeli në Fizikë, Hopfield dhe Hinton fitojnë çmimin për punën në inteligjencën artificiale

Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për “zbulimet e tyre themelore” që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale. “Edhe pse kompjuterët nuk mund të mendojnë, makineritë tani mund të imitojnë funksione të tilla si kujtesa dhe të mësuarit. Laureatët e këtij viti në fizikë kanë ndihmuar […]

Tetor 8, 2024 - 13:10
 0
Nobeli në Fizikë, Hopfield dhe Hinton fitojnë çmimin për punën në inteligjencën artificiale
Reklamë
Reklamë

Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për “zbulimet e tyre themelore” që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

“Edhe pse kompjuterët nuk mund të mendojnë, makineritë tani mund të imitojnë funksione të tilla si kujtesa dhe të mësuarit. Laureatët e këtij viti në fizikë kanë ndihmuar për ta bërë këtë të mundur”, tha Komiteti Nobel në një deklaratë.

Hopfield është nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Hinton është nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Reklamë
Reklamë

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier për punën e tyre në krijimin e pulseve ultra të shkurtra të dritës që mund të japin një pamje të ndryshimeve brenda atomeve, duke përmirësuar potencialisht zbulimin e sëmundjeve.

Fizika është Nobeli i dytë që jepet këtë javë, pasi shkencëtarët amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun fituan çmimin e mjekësisë për zbulimin e tyre të mikroARN dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Fituesit ndajnë një shpërblim prej gati 976,000 €.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.