Sistemi VAR/ Kaos e polemika në Itali, episodet e kontestueshme sjellin protestat e disa klubeve të Serie A
“Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakti dhe një prekje nuk mund të mjaftojë
“Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakti dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti. Ky është futboll, jo cirk.”
Kjo deklaratë e trajnerit të Milanit Paolo Fonseca, ishte në fakt e fundit në radhën e pakënaqësisë që drejtuesit, trajnerët dhe lojtarët e disa skuadrave patën për problemet arbitrare në javën e shtatë të Serie A. ishte në fakt një fundjavë e zezë për gjyqtarët e Serisë A, e cila bëhet edhe më shqetësuese nëse kemi parasysh se në lojë është sistemi VAR, një program i projektuar dhe futur në funksionim gjashtë vite me parë pikërisht për të shmangur këtë lloj polemikash.
Gjashtë vite më vonë, po është ë vërtetë se sistemi VAR ka ulur ndjeshëm kontestimin e rasteve problematike…mirëpo është po kaq e dukshme që sistemi VAR në jo pak raste, nuk është përdorur fare aty ku dukshëm duhej të futej në lojë, është keqpërdorur ose është përdorur si mjet me standarde të dyfishta nga njëra ndeshje në tjetrën. Kjo që ndodhi në javën e fundit të futbollit Italian ishte në fakt e tepërt dhe ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin sportiv Italian. E para në ndeshjen Fiorentina –Milan, penalltia e vjollcave për një kontakt më shumë se minimalist me majën e takës që u vlerësua 11-metërsh…shumë më i dukshëm episode në fundin e sfidës Monxa-Roma, kur Baldanxi u shkel me takë nga kundërshtari, por nuk u dha penallti për të kuqte….. qëndrojmë tek një prej penaltive të fituara nga Milani, kur Rejnders u rrëzua në zonë pas një kontakti që në shumicën e rasteve ne tipologjinë e gjykimit britanik as që merret në konsideratë.
Por e marrim të mirëqenë se kemi të bëjmë me një penallti të dukshme…pse nuk u ruajt i njëjti standard, dhe pse nuk u korrigjua gabimi tek rrëzimi i futbollistit të Juventusit Savona në zonën e Kaljarit, apo faulli i dukshëm kundrejt Kvarashkelias në sfidën me Komon? Për të mos folur pastaj për kartonin e kuq dhënë sulmuesit të Juventusit Konseisao goxha i diskutueshëm edhe ai. Këto janë vetëm disa nga episode në fakt, pasi janë edhe më shumë, nëse nuk i referohemi vetëm ekipeve të mëdha. 9 –11-metërsha të dhënë vetëm gjatë kësaj fundjave në Itali, trefishin e premier ligës… 32 në Itali në 70 ndeshje. 28 në 90 ndeshje në Spanjë dhe 12 në 70) ndeshje në Angli. Një e dhënë e cila tregon se më së shumti në Itali futbolli po humb legjitimitetin e dueleve, përplasjeve, kontakteve që pa të cilat nuk mund të identifikohet dot, sepse në fund të fundit është sport që luhet me këmbë dhe jo me duar. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?