Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!

Nga Frrok Çupi E patë veten në pasqyrën e natës? Sapo mbaruat punë, dmth., sapo e bëtë dhunën, të pasmet tuaja u projektuan kundër sheshit. Ju ikni, ikni kush zoti e di se ku, veçse ikni kundër sheshit të kryeqytetit. A shkoni maleve, a shkoni shpellave, a hiqni maska e vishni maska të tjera, a […]

Tetor 8, 2024 - 17:05
 0
Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!
Reklamë
Reklamë

Nga Frrok Çupi

E patë veten në pasqyrën e natës? Sapo mbaruat punë, dmth., sapo e bëtë dhunën, të pasmet tuaja u projektuan kundër sheshit. Ju ikni, ikni kush zoti e di se ku, veçse ikni kundër sheshit të kryeqytetit. A shkoni maleve, a shkoni shpellave, a hiqni maska e vishni maska të tjera, a zhyteni nëpër kanale?…, asnjë zot nuk e di.

Por një gjë dihet…, që as ju nuk e duroni ajrin e sheshit të kryeqytetit. Këtu ka erë lulesh, parfume grash, vezullim dritash, turistë të huaj, modë, koncerte, rrugë pedonale… Veçanërisht tani kur kryeqyteti ynë është bërë si një diamant në këtë gadishull të vjetër. Këtë nuk e duroni dhe reagoni në tre mënyra:

Reklamë
Reklamë

Mënyra e parë, ajo që manifestuat dje në mbrëmje, pas orës gjashtë.
E kishit lënë që në ora gjashtë fiks në aksham, bash në atë dekik t’ i vinit zjarrin shkrepëses suaj e të nisnit dhunën. Mirëpo nuk ndodhi. Ora gjashtë, gjashtë e gjysmë, shtatë… Nuk ndodhi fiks sepse ju zbritët ‘nga Nowhere’ me përtesë të madhe. E ndieni se ky nuk është ajri juaj.
Ky është reagimi i parë.

Reagimi juaj i dytë është gjithmonë njësoj si përherë: egërsi, kafshëri, pisllëk. Ju nuk e vini re dot ndryshimin, por edhe kur mbaroni me atë instinktin tuaj kafshëror kundër ‘ sheshit të dollarit e sheshit të bibliotekës’, s’ keni si e kuptoni sa erë të rëndë lini pas; qelbet sheshi deri në mëngjes. Disa thonë se ndodh për shkak të molotovit, eksplozivit dhe pështymave tuaja…, por ato nuk janë gjë e madhe para jush. Në vitet e ardhjes së demokracisë suaj i patët tharë pishat dyzetvjeçare në sheshin Rinia, i thatë duke u kashaisur dhe duke urinuar.

Dhe reagimi i tretë është ai kur ikni, kur të pasmet tuaja reflektohen në pasqyrën e kristaltë të sheshit. Ju ikni, jo pse doni të bëni mirë për banorët e ‘sheshit’, por sepse u zihet fryma këtu ku ka oksigjen. Kjo është gjëja më e mirë që bëni, ikja!

Edhe bosi juaj, Saliu, që nuk ka lënë gjë të mirë në këtë jetë e në këtë shesh, më në fund e bëri një gjë të mirë dje mbrëma. Dje mbrëma ai nxori kokën nga ballkoni ku ngujohet diku në cepin e kasabasë, thërriti Mulin e i bëri me gisht: “Zaten se m’i sjell ata këtu rrotull, se ta griva mishin’.
Muli e mbajti fjalën dhe ju nuk e patët shansin të shikoni mumien e atij që ju përdor, por edhe ju hedh. As ai nuk iu donte rrethe rrotull rrugicës që i thotë ‘ shpresë’. Aty rrotull kush nuk shkon, arapi e i bardhi, qeni e hajvani, por ju- jo.

Herën tjetër prapë do t’ u thërrasin ‘për shula dhune’. Se do të jetë rasti kur burgoset Gazi, siç ia caktoi Saliu. Do të thërritet për hetim Muli… Edhe ky është rast tjetër. Do tu dalë mbreti lakuriq…, edhe ky një shans për shfaqjen tuaj perverse. Ju thërriteni për dhunë.

Mirë, por jo më këtu në shesh.

Këtu në shesh ka artistë, ka muzikantë, ka soprano, ka opera, ka fëmijë… Këta tremben e tmerrohen sapo shfaqeni ju. Veç kësaj, ju edhe i dhunoni njerëzit, të lindur e të pa lindur, ata që nuk janë si ju. Dje në mbrëmje e mbajtët peng një nënë të re që ishte nisur me urgjencë për të lindur në maternitet. Ju i dolët në rrugë dhe i thatë se nuk mund të lindte në maternitet pasi ju ‘jeni në kohë paternale’, madje edhe ‘ molotovnale’… , prandaj ‘kthehu dalë’. Fëmija nuk kishte si kthehej më dhe u shfaq sapo ikët ju në ‘ Nowhere’. Sot është shëndosh e mirë. Por kushedi sa bebe që po lindnin kanë kthyer mendje dje mbrëma sapo u kanë parë ju.

Ju ua shpifni njerëzve.

Mos ejani më në shesh, se këtu ka njerëz.

Edhe Policisë i thoni se më mirë t’u caktojë një vend ku ka të ngjashëm me ju, or jo si njerëzit e sheshit. Nëse ka vend të tillë. Ndryshe duroni sa të vijë ajo koha juaj, si për shembull mes viteve 1992 e 1998, kur ishin zhdukur njerëzit dhe dukeshit vetëm ju.

Tani qyteti është plot me njerëz.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.