Gjeti të bijën dhe mbesën të pajeta, detaje nga ngjarja në Tetovë, si u përball gjyshja me tragjedinë e rëndë
Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen tronditëse në Tetovë, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën dhe plagosi djalin
Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen tronditëse në Tetovë, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën dhe plagosi djalin e mitur.
Autori ka rënë në pranga, pasi doli nga spitaali, ku mori trajtim pasi edhe ai ishte plagosur.
Gruaja dhe vajza e saj e mitur u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. 50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Mësohet trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?