Debatet për surrogacinë, Rakacolli: Për herë të parë flitet për të drejtat e personave me aftësi ndryshe

Ligji aktual për shëndetin riprodhues, daton në vitin 2002. Mira Rakacolli, zëvendësministre e shëndetësisë, thotë se fillimisht u mendua të ndërhyhej në ligjin aktual, por ndryshimet shkonin mbi 70% ndaj u propozua një ligj i ri. “Në projektligjin aktual edukimi seksual në shkolla bëhet me detyrim, është forcuar shumë informacioni që do u jepet adoleshenteve, […]

Tetor 9, 2024 - 21:35
 0
Debatet për surrogacinë, Rakacolli: Për herë të parë flitet për të drejtat e personave me aftësi ndryshe
Reklamë
Reklamë

Ligji aktual për shëndetin riprodhues, daton në vitin 2002. Mira Rakacolli, zëvendësministre e shëndetësisë, thotë se fillimisht u mendua të ndërhyhej në ligjin aktual, por ndryshimet shkonin mbi 70% ndaj u propozua një ligj i ri.

“Në projektligjin aktual edukimi seksual në shkolla bëhet me detyrim, është forcuar shumë informacioni që do u jepet adoleshenteve, mënyra se si do të transmetohet ky informacion. Është shtuar një nen i veçantë dhe është forcuar shumë mëmësia e sigurtë”, u shpreh Mira Rakacolli, mjeke.

Për herë të parë, ky draft përmend edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Ky reflektim ka ardhur pas shqetësimeve në rritje për ardhjen në jetë të fëmijëve nga dy prindër me aftësi ndryshe, të paaftë për tu kujdesur për pasardhësit.

“Risitë që sjell ligji përmenden informacion dhe të drejtat që kanë për shëndetin seksual për herë të parë të drejtat që kanë personat me aftësi të kufizuar dhe ato vulnerabël”, u shpreh Rakacolli.

Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog thotë se ende i ka të ngulitura përvojat e para negative kur nisi punë në maternitet.

Reklamë
Reklamë

“Deri në vitet 90-të vdisnin rreth 20 gra në Shqipëri nga abortet kriminale dhe kur kam filluar punë unë në vitin 89 ende nuk më harrohen ato historira”, u shpreh Astrit Bimbashi, mjek.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Dy pika të këtij drafti, pikërisht ligjërimi i surrogacisë dhe rritja e moshës së fetusit që mund të abortohet, është shoqëruar me polemika mes grupeve të interesit dhe vetë ekspertëve të fushës.

Pikëpyetjet shoqërojnë edhe grupin e punës, kryesuar nga Orion Gliozheni, mjek i njohur obstetër Gjinekolog. Ai zotëron edhe një klinikë private, ku prej vitesh ofron fertilizimin in vitro, që në këtë projekt-ligj zë një vend të konsiderueshëm.

“Ligji i ri që u prodhua ishte jashtëzakonisht i mangët. Më shumë ishte një ligj që mbulon nenet e riprodhimit të asistuar që ishin bërë nga njerëz, të cilët ndoshta kanë pasur interesa për atë punë. Një ligj i mirë u bën mirë të gjithëve”, u shpreh Astrit Bimbashi, mjek.

Katër shoqata të shëndetit riprodhues, ku bëjnë pjesë më shumë se 250 mjekë, mami, neonatologë, kanë shfaqur kontestime për draftin dhe shprehen se ai ka probleme në thelbin e tij.

Sipas tyre duhet të ishin tre ligje të veçanta që janë: Shëndeti Riprodhues; Ndërprerja vullnetare e shtatzënisë dhe Terapia e Riprodhimit të asistuar.

‘Ne mendojmë se dokumenta të tilla shumë të rëndësishëm nuk mund të lihen në dorë të individëve që punojnë vetëm për interesat e tyre’

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.