“Obeziteti, kequshqyerja…” Mentor Petrela tregon shkaktarët e problemeve të shëndetit mendor

I ftuar në “Aldo Morning Show” profesor Mentor Petrela foli për shëndetin mendor dhe për faktin që tashmë kjo është kthyer në një fenomen, jo vetëm për shoqërinë tonë, por për të gjithë globin në tërësi. Gjatë fjalës së tij ai renditi faktorët që shkaktojnë sëmundjet e shëndetit mendor. Ndër to ai përmendi obezitetin, kequshqyerjen […]

Tetor 10, 2024 - 13:10
 0
“Obeziteti, kequshqyerja…” Mentor Petrela tregon shkaktarët e problemeve të shëndetit mendor
Reklamë
Reklamë

I ftuar në “Aldo Morning Show” profesor Mentor Petrela foli për shëndetin mendor dhe për faktin që tashmë kjo është kthyer në një fenomen, jo vetëm për shoqërinë tonë, por për të gjithë globin në tërësi.

Gjatë fjalës së tij ai renditi faktorët që shkaktojnë sëmundjet e shëndetit mendor. Ndër to ai përmendi obezitetin, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Mentor Petrela: Sëmundjet e shëndetit mendor që njihen, skizofrenia, depresioni, këto mbeten po këtu, nuk kanë ndonjë shtesë. Duhet të kuptojmë që truri jonë nuk është një kompjuter siç e mendojnë njerëzit sepse truri jonë lidhet me turpin, pra ka emocione, ka kreativitetin që është kryesorja. Nëse e vendos truri në vështirësi për këto nuk funksionon në mënyrë normale, por është trupi që e mban.

Reklamë
Reklamë

Një pjesë e njerëzve kanë probleme të vëmendjes dhe bëjnë atë vrasjen e kohën, kurse një pjesë e të moshuarve janë drejt demencave. Pra kemi trupin dhe duhet të kuptojmë që nga ky trup dalin shumë substanca që e ushqejnë trurin. Sot flitet shumë për mikrobiomën pra për ato 2 kilogramë mikrobe që kemi në zorrë, këto janë të nevojshme që truri të funksionojë mirë dhe po të na i heqin këto ka ndikim negativ për trurin. Mund t’ju duket e çuditshme, por ka filluar të quhet zorra truri i dytë, pra kemi sëmundjen e parkinsonit që është problem në tru. Një ushqim i mirë sa më bio, pa kripë dhe pa sheqer të tepërt.

Nga studimet është parë që në një picë ka 15 gram kripë që është një sasi sa për gjithë javën, kjo përkthehet në tensione dhe në probleme të trurit. Industria e sheqerit dhe kripës kanë realizuar shumë, por kanë dëmtuar shumë popullsinë sepse ne kemi obezitetin problemin e shekullit. Obeziteti nuk është i shëndetshëm për trurin sepse krijon një inflamacion të brendshëm i cili dëmton trurin. Pra janë shumë faktorë: është obeziteti, ushqimi, aktiviteti fizik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.