Një nga marrëveshjet e nënshkruara pas takimit Rama Erdogan/ Shqipëria do të aplikojë skemën turke të sigurimeve në bujqësi, ja si do të funksionojë

Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”, duke shënuar një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshenë këtë fushë. Deklarata e nënshkruar synon të sjellë një model të ri sigurimesh për […]

Tetor 10, 2024 - 16:40
 0
Një nga marrëveshjet e nënshkruara pas takimit Rama Erdogan/ Shqipëria do të aplikojë skemën turke të sigurimeve në bujqësi, ja si do të funksionojë
Reklamë
Reklamë

Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”, duke shënuar një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshenë këtë fushë.

Deklarata e nënshkruar synon të sjellë një model të ri sigurimesh për bujqësinë shqiptare, të ngjashëm me Fondin e Sigurimeve Bujqësore të Turqisë (TARSIM).

Por çfarë është sistemi TARSIM dhe si funksionon ai?

Reklamë
Reklamë

TARSİM është sistemi i sigurimeve bujqësore në Turqi, krijuar për të mbrojtur fermerët nga rreziqet natyrore dhe katastrofat që mund të dëmtojnë prodhimin e tyre bujqësor. Ai u krijua në vitin 2005 dhe përfshin një kombinim të sigurimeve private dhe mbështetjeve shtetërore.

Disa lloje të sigurimeve në bujqësi janë të detyrueshme, si sigurimi i të korrave, ndërsa të tjerat janë vullnetare, si sigurimi për blegtorinë ose peshkimin.
TARSİM mbulon një gamë të gjerë rreziqesh natyrore si: breshëri, stuhi, përmbytje, tërmete, ngrica, sëmundje dhe dëmtues. Kjo i ndihmon fermerët të mbrojnë investimet e tyre dhe të zvogëlojnë humbjet financiare.

Shteti turk mbështet një pjesë të konsiderueshme të primeve të sigurimit, zakonisht nga 50% deri në 67%, duke e bërë atë më të përballueshme për fermerët, raporton SCANTV.

TARSİM operohet nga një konsorcium i kompanive private të sigurimit, të mbështetura nga qeveria. Këto kompani marrin pjesë në skemën e sigurimeve për bujqësinë përmes një platforme të përbashkët.

Në rast dëmtimi, fermerët aplikojnë për dëmshpërblim përmes agjencive të sigurimeve. Pas vlerësimit të dëmit nga ekspertët, fermerëve u kompensohet humbja brenda një kohe të shkurtër.

Përveç të korrave, fermerët mund të sigurojnë kafshët, peshqit dhe bimët nën ujë kundër sëmundjeve dhe fatkeqësive.

Kjo skemë konsiderohet një instrument i fuqishëm për menaxhimin e rrezikut në sektorin e bujqësisë, duke lehtësuar stabilitetin financiar të fermerëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.