Për shëndetësi dhe arsim, punonjësit në informalitet rrisin kërkesën për kredi konsumatore

Shpejtësia, lehtësia në dokumentacione, miratimi i menjëhershëm në shumë raste edhe vetëm me kartë identiteti, ka rritur kërkesat e individëve për të marrë më shumë kredi bankare dhe jo bankare. Një studimi i shoqatës së mikrofinancës shqiptare nxjerrë në pah se shtimi i kërkesave vjen kryesisht nga individët që punojnë në informalitet, të cilët në […]

Tetor 10, 2024 - 18:45
 0
Për shëndetësi dhe arsim, punonjësit në informalitet rrisin kërkesën për kredi konsumatore
Reklamë
Reklamë

Shpejtësia, lehtësia në dokumentacione, miratimi i menjëhershëm në shumë raste edhe vetëm me kartë identiteti, ka rritur kërkesat e individëve për të marrë më shumë kredi bankare dhe jo bankare.

Një studimi i shoqatës së mikrofinancës shqiptare nxjerrë në pah se shtimi i kërkesave vjen kryesisht nga individët që punojnë në informalitet, të cilët në shumicën e rasteve kanë edhe të ardhura më të ulëta.

“Sa i takon burimit të të ardhurave gjysma e tyre i kanë të ardhurat pjesërisht apo jo të deklaruara. Është një segment që preferojnë një institucion jo bankar. Për këto kategori ne shkojmë në ambientet e biznesit apo të punës, verifikojmë të ardhurat, shohim si i kanë bërë pagesat për këto kredi më para”, tha Brunilda Isaj për A2 CNN.

Reklamë
Reklamë

Për shkak të mos pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rreth 52% e individëve të pyetur janë përballur me vështirësi në dokumente. Faktor i cili ka shtyrë shumë qytetarë që të kërkonin borxh tek familjarët, të merrnin fajde, kredi nga mikrofinanca apo dhe ovedrafte.

Por për çfarë marrin më shumë kredi shqiptarët?

“Në momentin që ndërpriten financimet, sidomos kur janë etike për familjet, qytetarët preferohen ti drejtohen borxhit të familjeve, apo dhe fajdeve një fenomen i rrezikshëm që duhet luftuar. Qytetarët shqiptarë marrin kredi dhe për të rritur standardin e jetesës, aksesi në teknologji, përmirësuar kushtet por janë disa shpenzime të rëndësishme për familjet si financimi i shpenzimeve mjekësore apo edhe edukimi i fëmijëve.”

Janë kryesisht individët e punësuar në kompani private, edhe në shtet, të vetëpunësuarit, qytetarët që punojnë në të zeza apo dhe student e pensionist të cilët paraqiten për të marrë një kredi në institucionet jo financiare.

Por pas skandalit me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar projekt-rregulloren, e cila shtrëngon kushtet për dhënien e kredive të shpejta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.