Studimi: Covid rrit rrezikun e zemrës dhe goditjes në tru deri në tre vjet pas infeksionit

Covid -19 mund të jetë një faktor i fortë rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet në tru deri në tre vjet pas infeksionit, sipas një studimi të ri. Studimi, i botuar të mërkurën në revistën mjekësore Atherosclerosis, Thrombosis ,and Vascular Biology, u bazua në të dhënat mjekësore të më shumë se 230,000 njerëzve të […]

Tetor 10, 2024 - 22:50
 0
Studimi: Covid rrit rrezikun e zemrës dhe goditjes në tru deri në tre vjet pas infeksionit
Reklamë
Reklamë

Covid -19 mund të jetë një faktor i fortë rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet në tru deri në tre vjet pas infeksionit, sipas një studimi të ri.

Studimi, i botuar të mërkurën në revistën mjekësore Atherosclerosis, Thrombosis ,and Vascular Biology, u bazua në të dhënat mjekësore të më shumë se 230,000 njerëzve të regjistruar në bazën e të dhënave të madhe të Biobank në MB.

Sipas studimit, personat që u infektuan me Covid në vitin 2020, përpara se të kishte vaksina për të zbutur infeksionin, kishin dy herë më shumë rrezik për një atak të madh në zemër, goditje në tru ose vdekje për gati tre vjet pas sëmundjes së tyre, krahasuar me njerëzit që nuk kishin rezultuar pozitivë, sipas studimit.

Reklamë
Reklamë

“Nëse një person ishte shtruar në spital për infeksionin e tij, gjë që tregon një rast më të rëndë, rreziku i një ataku të madh në zemër ishte edhe më i madh – më shumë se tre herë më i lartë – sesa për njerëzit pa Covid në të dhënat e tyre mjekësore. Për më tepër, për njerëzit që duhej të shtroheshin në spital, Covid-19 dukej se ishte një faktor i fortë rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet në të ardhmen si diabeti ose sëmundja e arterieve periferike (PAD)”, shënohet në raport.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.