Takimi me Erdogan në Serbi, Vuçiç: Nuk dua ta lë ushtrinë në atë gjendje në të cilën e gjeta!

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili më 10 dhe 11 tetor është për një vizitë zyrtare në Serbi. Sot, në ditën e dytë të vizitës, Vuçiç e priti në mënyrë ceremoniale presidentin turk Erdoganin para Pallatit të Serbisë. Siç është paralajmëruar, presidentët Vuçiç […]

Tetor 11, 2024 - 15:35
 0
Takimi me Erdogan në Serbi, Vuçiç: Nuk dua ta lë ushtrinë në atë gjendje në të cilën e gjeta!
Reklamë
Reklamë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili më 10 dhe 11 tetor është për një vizitë zyrtare në Serbi.

Sot, në ditën e dytë të vizitës, Vuçiç e priti në mënyrë ceremoniale presidentin turk Erdoganin para Pallatit të Serbisë. Siç është paralajmëruar, presidentët Vuçiç dhe Erdogan do të marrin pjesë në forumin e biznesit që mbahet në Beograd.

Duke folur për bashkëpunimin me Turqinë në fushën e industrisë së mbrojtjes, Vuçiç tha se të dyja palët mund të fitojnë shumë!

Reklamë
Reklamë

“E di që duhet ta mbroj Serbinë dhe nuk dua ta lë pas ushtrinë në atë gjendje në të cilën e gjeta”, tha Vuçiç, duke i thënë presidentit Erdogan se herën tjetër duhet të qëndrojë më gjatë në Serbi dhe se Daçiç duhet të këndojë “Osman agën” teksa presidenti turk ndodhet ne Serbi.

Presidenti Vuçiç theksoi në ceremoninë e mirëseardhjes së Presidentit të Turqisë se Turqia është një nga investitorët më të rëndësishëm në Serbi dhe se do të diskutohet për projekte dhe investime të reja, projekte infrastrukturore, energji dhe shkëmbim tregtar, i cili ka një rëndësi të madhe për vendin, sidomos në këto kohë të vështira ku ndodhet ekonomia globale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.