Të parit i prenë kokën, betohet kryebashkiaku i ri

Një kryebashkiak i ri është betuar sot në jug të Meksikës, pasi pararendësi i tij ishte vrarë dhe prerë koka, gati një javë pasi erdhi në post. Kreu i ri i bashkisë Gustavo Alarcón, me profesion doktor, është zgjedhur si drejtues i përkohshëm, ashtu siç ishte dhe i ndjeri Alejandro Arcos. Arcos drejtonte bashkinë në […]

Tetor 11, 2024 - 19:05
 0
Të parit i prenë kokën, betohet kryebashkiaku i ri
Reklamë
Reklamë

Një kryebashkiak i ri është betuar sot në jug të Meksikës, pasi pararendësi i tij ishte vrarë dhe prerë koka, gati një javë pasi erdhi në post.

Kreu i ri i bashkisë Gustavo Alarcón, me profesion doktor, është zgjedhur si drejtues i përkohshëm, ashtu siç ishte dhe i ndjeri Alejandro Arcos.

Arcos drejtonte bashkinë në qytetin Chilpancingo, te përfshirë nga dhuna e bandave, qendra e shtetit jugor meksikan Guerrero. Trupi i tij ishte gjetur të dielën me kokë të prerë në një makinë. Mediat vendase thonë se dy banda rivale luftojnë për kontroll në qytet.

Reklamë
Reklamë

Alarcón bëri sot betimin me një numër minimal efektivësh sigurie, duke u zotuar të “punojë për të mirën e të gjithëve” dhe të luftojë dunën që ka përfshirë prej vitesh Chilpancingo.

Vrasja e Arcos erdhi gjithashtu disa ditë pas një tjetër vrasjeje të zyrtarëve të bashkisë, Francisco Tapia, sipas partisë në pushtet të drejtuar nga Alejandro Moreno.
“Ata ishin në zyrë prej vetëm një jave. Zyrtarë të ndershëm që kërkonin progres për komunitetin e tyre”, shkruante Moreno në rrjetin X.

Chilpancingo, qytet me rreth 300,000, raportohet se dominohet nga bandat Ardillos e Tlacos, që kanë sulmuar disa herë zyrtarë dhe institucione qendrore.
Ndërsa rajonin Guanajuato në javët para zgjedhjeve të qershorit ishin vrarë katër kandidatë për kryebashkiakë, shkruan rrjeti amerikan CBS.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.