Kuqezinjtë e nisin me “këmbën e majtë”, Çekia shënon që në dy minutat e para

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”, Shqipëria e pëson që në minutën e dytë. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çori në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës. Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores me përmbysje kundër Ukrainës […]

Tetor 11, 2024 - 21:00
 0
Kuqezinjtë e nisin me “këmbën e majtë”, Çekia shënon që në dy minutat e para
Reklamë
Reklamë

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”, Shqipëria e pëson që në minutën e dytë. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çori në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.

Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores me përmbysje kundër Ukrainës me rezultatin 1-2, dhe humbjes minimale në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë në minutën e 71.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo renditen në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Çekia dhe do të kërkojnë triumfin për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën A.  

Reklamë
Reklamë

Kuqezinjtë duhet të kërkojë minimumi 4 pikë në transfertat me Çekinë dhe Gjeorgjinë ose mbi të gjitha të evitojë humbjen.

Nëse çdo gjë shkon sipas skenarit, në nëntor kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë dhe faktorin fushë, pasi të dyja takimet e mbetura do të luhen në Arenën Kombëtare, fillimisht ndaj Republikës Çeke në 16 nëntor dhe tre ditë më vonë ndaj Ukrainës.

Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë përballje, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt. Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitruar në kampionatin francez këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin. Ai ka gjykuar po ashtu edhe në Ligën e Europës.

Ndërkohë sa i përket kompanive të basteve, për këtë ndeshje favorite shihet Çekia, që ka një koeficient 1.67, ndërsa një barazim në Pragë kuotohet 3.60. Nga ana tjetër, fitorja e Kombëtares shqiptare nga kjo ndeshje mban koeficientin 5.50.

“Arma” e Shqipërisë është Silvinjo, trajneri që nuk ka humbur në shtëpinë e çekëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.